GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ulsi Manja rikthen amnistinë si premtim elektoral

19:56 - 11/04/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ulsi Manja rikthen amnistinë si premtim elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga asfalti elektoral te rritja e pagave e shpërblimeve, fryrja e administratës, premtime për projekte që mund të ishin realizuar gjatë këtij mandati katërvjeçar… Lista e marifeteve të Rilindjes për të joshur votuesit është e gjatë. Në këto vite pushteti, kanë treguar se janë mjeshtra të manipulimit e sidomos kur vjen fjala te zgjedhjet – një dritare që u tregon horizontin e një pushteti më të zgjatur, që u jep më shumë mundësi dhe kohë për të korrur frytet e ëmbla të tij…

Skema e radhës tinëzare u përdorur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialistë për qarkun e Dibrës.

Këtë të Martë, në një komunikim për mediat, ai premtoi amnisti për të burgosurit.

Zoti Ulsi u kujdes që të vinte në dukje se amnistia do të bëhej pikërisht pas zgjedhjeve në mënyrë që të shmangej ndonjë keqkuptim i mundshëm se kjo po përdorej për fushatë elektorale.

“Një nga arsyet që edhe shtymë amnistinë ishin zgjedhjet për të shmangur çdo lloj alibie. Pas zgjedhjeve drejtoria e përgjithshme e burgjeve do përgatisë një draft të ligjit për amnistinë”, u shpreh ai.

Megjithatë, premtimin zgjodhi ta bënte ekzaktësisht 1 muaj e 3 ditë nga zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Por, nëse ishte vërtet i shqetësuar se premtimi për amnisti mund të interpretohej si një marifet për të blerë votat e te burgosurve, pse e bëri tani? Pse nuk priti mbarimin e zgjedhjeve?

Pyetjet ngrenë natyrshëm dyshime për arsyen e vërtetë të lëvizjes së Ulsi Manjës.

Aplikimi i një amnistie të mundshme për të burgosurit u përfol në media se mund të kryhej në prag të festave të fundvitit. Vetë ministri e mohoi dhe ashtu ndodhi. Amnisti për të burgosurit nuk pati asokohe.

Mesa duket, Ulsi Manja e ka kalkuluar që të përdorej si një premtim elektoral para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Etiketa: Kryesore1premtim elektoralUlsi ManjaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Para
Man City-Bayern, dalin formacionet zyrtare

Man City-Bayern, dalin formacionet zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com