GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ultimatumi i Berishës, Alibeaj: Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar

20:53 - 28/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj nxjerr detaje nga vizita e Escobar: E ftoi Bashën në SHBA, PD në krah të Amerikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ultimatumi i ish-kryeministri Sali Berisha i cili i ka dhënë kohë deri më 5 janar kreut të PD Lulzim Basha që të lirojë zyrën, në të kundërt ka paralajmëruar se do ta nxjerrë me mbështetësit, për nënkryetarin e PD-së, Enkelejd Alibeaj, është surealist.

Në një intervistë për mediat, Alibeaj tha se më 5 janar dhe me 8 janar, nuk do të ndodhë asgjë. Si për t’ia kujtuar Berishës, nënkryetari i PD shtoi se SHBA është në krah të demokratëve.

“Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar, për një arsye të thjeshtë, ultimatumi në PD është një imazh surealist, PD është e demokratëve. Institucionet e PD duhet të respektohen. Për t’u ndeshur me regjimin kërkohen aleatë, brenda vendit, jashtë vendit… dhe ajo që është e qartë për opozitën është se aleatët tanë historikë SHBA janë në krah të shqiptarëve demokratëve dhe të PD” – tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt sjellja e Berishës që pas shpalljes “non grata” ka pësuar metamorfozë.

“Mos i vizatoni demokratët sikur nuk kuptojnë dhe s’kanë stof politik. Askush s’e ka as aftësinë më të vogël për të qenë i dyzuar. E vetmja ngjarje që ka ndodhur ka qenë ajo e 9 shtatorit, në 9 shtator ka ndodhur një vendin i kryetarit pas kërkesës së SHBA. Në të njëjtën gjatësi vale ishte dhe qëndrimi i zotit Basha, për sa kohë pati një qëndrim publik të Berishës se do ta zgjidhte çështjen privatisht të njëjtën logjikë ndoqi dhe Basha, por me kalimin e kohës premtimi i Berishës u thye. Pas 9 shtatorit dolën ca qëndrime që duhej të ishin thënë më parë.

Gjuha e Berishës një atmosferë tensionimi artificial, po të doni dhe aktet e tjera. Po ka një metamorfozë të sjelljes së Berishës jo vetëm për Bashën, por si ka mundësi që një njeri i adhuruar nga demokratët për një interes personal të shndërrohet dhe të marrë me shqelma edhe selinë. Kjo është metamorfoza të mos i qëndrosh qëndrimit tënd fillestar. Sa herë ka pasur një përshkallëzim të sjelljes së Berishës, sulmeve të Bashës apo fakteve që nxjerr tani, këtu besoj kërkohet një gjë të ruhet ai  që integriteti i të gjithë demokratëve. Pikërisht për këtë arsye nëse do të hedhësh edhe do të presësh thuhet në një fjalë të ulët” – shtoi ai.

Situata e krijuar në PD sipas Alibeajt ka ardhur për shkak të interesave personale të Berishës, duke theksuar se në parti nuk ka konflikt.

“Nuk ka konflikt ka vetëm lëvizje të një njeriu që quhet Berisha i cili pati fatkeqësinë atë që ishte dizenjimi “non grata” nga SHBA. Unë besoj që serioziteti i analizës politike kërkon një gjë që të analizohet mbi fakte të dhëna dhe atë që janë interesa parësore të demokratëve. Interesi i demokratëve është që PD, në këtë periudhë për shkak të Berishës është shfokusuar nga aksioni i vetë politik, aksioni i saj politik të marrë një hop tjetër cilësor”. 

Etiketa: Enkelejd AlibeajJANARSali BerishaUltimatumi

Lajme të lidhura

Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub
Aktualitet

Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub

15:15 - 20/01/26
Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako
Aktualitet

Vangjeli: Pas përmbytjes, ujësjellësi i Durrësit i jep tenderin kompanisë së burrit të kryebashkiakes Emirjana Sako

13:50 - 20/01/26
Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë nis 22 inspektime, noterët përballen me gjoba dhe masa disiplinore

13:35 - 20/01/26
Para
Mbaroi ende pa nisur, Ceferin e konsideron të mbyllur “Superligën Europiane”

Mbaroi ende pa nisur, Ceferin e konsideron të mbyllur “Superligën Europiane”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zelensky ka një këshillë për liderët e Ballkanit: Rusia do përpiqet…
Aktualitet

Zelensky refuzon ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, presidenti ukrainas: S’mund të qëndroj krah Putinit

15:30 - 20/01/26

Në një intervistë për gazetarët, Zelensky tha: “Ne e kemi marrë ftesën, diplomatët tanë po punojnë për të, por është...

Lexo më shumë
Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub

Kuvendi drejt televizionit të vet, afro 100 milionë lekë për studio, AI dhe Media Hub

15:15 - 20/01/26
Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke

Vrau bashkëshortin e partneres, shqiptari del para gjykatës greke

14:59 - 20/01/26
Trump shton presionet: Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit

Trump shton presionet: Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit

14:40 - 20/01/26
Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët

Vrasje në burgun e Koridallos, zbardhet se Jani Aliaj kishte qenë shënjestër edhe më herët

14:21 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com