GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ulur krah Yuri Kim/ Manja sulmon Berishën: Kur do t’ia shtrojë petët drejtësia këtij

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Patronazhistët” e institucioneve, bonus në bazë të riskut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca nuk i ndal thirrjet ndaj drejtësisë që të marrë parasysh vendimin e DASH dhe të nisë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas kryeministrit Edi Rama, ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ai që  ka sulmuar direkt ish-kryeministrin Sali Berisha. Përkrah ambasadores amerikane Yuri Kim, në një konferencë Manja ju referua Berishës si elefanti në mes të drejtësisë, ndërsa tha se ka ardhur koha të veprohet me të. Manja tha se është e patolerushme që një person non-grata të sulmojë dhe hedh akuza ndaj ambasadores amerikane.  Gjatë fjalës së tij në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, Manja tha se Berisha duhet të hetohet për vrasjet e 21 Janarit, ‘Gërdecin’, çështjen Çez/Dia dhe kompleksin ‘Partizani’.

“Në mënyrë të patolerushme del dhe sulmon ambasadoren amerikane elefanti në mes të drejtësie. Kur do vij dita që drejtësia t’ia shtrojë petët e lakrorit këtij njeriu.  Ai zotëria i shpallur “non grata”, si kalorës i korrupsionit dhe kundër demokracisë nga aleati jetik i vendit dhe kombit tonë, nuk është problemi i Amerikës, por i Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të dinë si qëndron drejtësia e re në raport me këtë çështje të rëndë për shtetin shqiptar, të cilën Qeveria Amerikane e ka thënë shumë qartësisht se u takon institucioneve shqiptare ta hetojnë dhe ta gjykojnë!

Zotëria është i famshëm për karshillëkun e tij ndaj ligjit dhe organeve të drejtësisë, të cilave u ka përplasur deri edhe derën në fytyrë, duke penguar ekzekutimin e urdhërave të tyre pas vrasjes së katër qytetareve në bulevard. Nuk është thirrur megjithatë kurrë nga organet e drejtësisë, as për ato vrasje, as gjithë atë shpërthim kriminal municionesh që hodhi në erë qindra shtëpi e mori dhjetra jetë njerëzish, as për të tjera skandale korruptive marramendëse, ku mbiemri i tij ka qenë qershia mbi tortën e babëzisë”, është shprehur Manja. Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë pak ditë më parë kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK që të merret me Sali Berishën dhe Ilir Metën, në vend që të merret me “peshqit e vegjël”.

 

Etiketa: Sali BerishasulmUlsi ManjaYuri Kim

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar
Breaking Views

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj
Breaking Views

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26
Para
Ofertë marramendëse për Mbappe, PSG “thyen” arkat për ta bindur të qëndrojë

Kylian Mbappe kapet mat në Madrid, çfarë po kurdiset?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com