GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtojnë mbi historinë: Unaza e re e Durrësit pa asnjë arkeolog në terren!

21:36 - 13/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 6 nëntor, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, publikoi një video nga kantieri i ndërtimit të unazës që lidh rrugën “Aleksandër Goga” me zonën e Currilave, duke e prezantuar si një ndër investimet më të rëndësishme për qytetin.

Ndërsa kantieri avancon, Media Amfora ka konstatuar se projekti po zhvillohet në një zonë me potencial të lartë arkeologjik, por pa monitorim nga ekspertët e fushës edhe se institucionet përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për mbikëqyrje arkeologjike,

Në kërkesën drejtuar Bashkisë Durrës, Media Amfora pyeti ndër të tjera nëse për projektin e unazës ishte lidhur një marrëveshje me një subjekt të licencuar në arkeologji për monitorimin e punimeve.  Institucioni u përgjigj se duhet ti drejtoheshim Fondi Shqiptar të Zhvillimit, megjithëse vetë është autoriteti hartues i projektit dhe përfituesi kryesor i investimit.

“Përsa i përket këtij projekti ai po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës është në cilësinë e përfituesit, ndaj duhet ti drejtoheni FSHZH-se për pikat për të cilat kërkoni informacion”, u shpreh institucioni.

Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit thekson se në këtë projekt luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa Bashkia Durrës, si përfituese e investimit, është autoriteti që ka hartuar projektin dhe që mban përgjegjësinë për ndjekjen e proceseve.

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit në rastin në fjalë luan rolin e agjencisë zbatuese, ndërsa bashkia si përfituese e investimit është njëkohësisht autoriteti që ka hartuar projektin dhe është përgjegjës ndërmjet të tjerash për ndjekjen e proceseve përkatëse dhe pajisjen me lejet e nevojshme”, u shpreh institucioni për Median Amfora.

Projekti i investimit “Lidhja e Currilave me rrugën ‘Aleksandër Goga’ nëpërmjet rrugëve ‘Isuf Ferra’ (Vangjel Gjurga), ‘Vojsava’, ‘Prokop Meksi’, ‘Abdullah Teku’ (Sul Demiri) dhe ‘Pjetër Bodani’ka një vlerë prej rreth 835 milionë lekësh (pa TVSH) dhe një afat zbatimi prej 24 muajsh.

Aktualisht, në kantier po kryhen punime për gërmimin e skarpateve dhe zgjerimin e trupit të rrugës, ndërsa projekti synon të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë midis qendrës urbane të Durrësit dhe zonës turistike të Currilave.

Ky investim konsiderohet një ndër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për qytetin bregdetar, me ndikim në qarkullimin urban dhe aksesin në zonat turistike.

Në videon e publikuar nga kryetarja Emiriana Sako, shfaqen pamje nga kantieri ku po kryhen gërmime dhe punime për zgjerimin e rrugës, ndërsa ajo e prezanton projektin si një investim që “do t’i japë Durrësit një rrjet të ri modern lidhjesh rrugore”.

Në publikim nuk përmendet asnjë element që lidhet me aspektet arkeologjike të zonës apo me masat e parashikuara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore gjatë punimeve.

Zona ku po zhvillohen punimet është pjesë e hapësirës historike të qytetit antik të Dyrrahut, e njohur për gjetje të shumta arkeologjike në nëntokë.

Në dekadat e fundit, gërmimet në pjesë të ndryshme të Durrësit – përfshirë rrugët pranë Currilave dhe bulevardin “Aleksandër Goga” – kanë zbuluar struktura ndërtimore, rrjete ujësjellësish, fragmente mozaikësh dhe qeramika që datojnë nga periudha romake dhe ajo ilire.

Në vitet 2000–2005, gjatë kërkimeve të kryera nga projekte ndërkombëtare arkeologjike, u dokumentuan shtresa urbane të shekullit I p.e.s., ndërsa në gërmime më të fundit janë zbuluar objekte shtëpiake dhe mure antike rreth 1900-vjeçare, që dëshmojnë për vazhdimësinë e jetës në këtë territor.

Këto gjetje e kualifikojnë zonën si një territor me potencial të lartë arkeologjik, ku çdo ndërhyrje ndërtimore kërkon monitorim të vazhdueshëm nga ekspertë të fushës për të shmangur dëmtimin e shtresave historike.

Në përgjigjen e Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk konfirmohet ekzistenca e një monitorimi arkeologjik të vazhdueshëm në kantier. Në vend të kësaj, institucioni thekson se në rast se gjatë punimeve do të gjenden objekte me vlerë arkeologjike, stafi teknik është i instruktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi.

“Referuar interesimit tuaj, në rastin e gjetjeve rastësore arkeologjike gjatë procesit të gërmimeve, stafi teknik në kantier është i instr uktuar të respektojë kuadrin ligjor në fuqi”, sqaroi FSHZH.

Nëse Bashkia Durrës e përjashton veten nga përgjegjësia për procesin, duke e konsideruar veten “vetëm përfituese” të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit theksoi se vepron në bashkëpunim me njësinë vendore, pa sqaruar konkretisht ndarjen e detyrimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“FSHZH qëndron me vullnet pozitiv si për çdo ndërhyrje deri më tani zhvilluar dhe ato të parashikuara dhe në bashkëpunim me Njwsinw e Qeverisjes vendore (NJQV) si aktor kyç në progresin e përbashkët në investimet infrastrukturore (nëpërmjet rrugëve lidhëse kryesore) me ndikim në përmirësimin e transportit rajonal dhe jo vetëm”, tha institucioni.

Mungesa e mbikëqyrjes arkeologjike në një zonë me kaq shumë shtresa historie ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën si zhvillohen projektet publike në qytetin antik të Durrësit.

/Amfora.al

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji
Breaking Views

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Para
Traversa ndal golin e Shqipërisë, mbyllet pa gola pjesa e parë në Andorra

Traversa ndal golin e Shqipërisë, mbyllet pa gola pjesa e parë në Andorra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com