GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Unazat e Saturnit janë shumë më të reja nga sa mendohej fillimisht

në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Unazat e Saturnit janë shumë më të reja nga sa mendohej fillimisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur shikojmë planetët e tjerë në sistemin tonë diellor, njëri prej tyre dallohet menjëherë. Saturni bie në sy për shkak të unazave të tij të pazakonta, të cilat mendohet se përbëhen nga copëza kometash, asteroidësh ose hënash të thyera që u shkatërruan përpara se të arrinin planetin, sipas “the Guardian”.

Por dikur këto unaza nuk ekzistonin fare.

Dhe tani, shkencëtarët që studiojnë gjigantin e gaztë thonë se unazat e tij të famshme janë shumë më të reja nga sa ishte menduar më parë.

Studiuesit e NASA-s kanë analizuar të dhënat nga anija kozmike” Cassini”. Ata u përqendruan tek shtresa e hollë e pluhurit kozmik që është vendosur mbi akullin që përbën unazat e Saturnit.

Ideja ishte të matnin sa shpejt grumbullohet ky pluhur, gjë që jep të dhëna për moshën e tyre.

Shkencëtarët e shpjegojnë me një shembull; imagjinoni një shtëpi 500-vjeçare që nuk është pastruar kurrë , shtresa e pluhurit do të ishte shumë më e trashë se në një shtëpi 30-vjeçare.

Dihet tashmë se vetë Saturni është rreth 4.5 miliardë vjeç , po aq sa dhe pjesa tjetër e sistemit diellor.

Por, falë provave të reja me pluhurin kozmik, shkencëtarët besojnë se unazat janë vetëm rreth 400 milionë vjeçare.

Profesori Sascha Kempf, nga Universiteti i Kolorados në SHBA, tha se ky është një hap i madh për të kuptuar më shumë mbi shtatë unazat e Saturnit, por formimi i tyre mbetet ende një mister:

“E dimë përafërsisht sa të vjetra janë unazat, por kjo nuk na jep ende përgjigje për problemet e tjera. Ende nuk e dimë si u formuan në radhë të parë”.

Ekspertët mendojnë se unazat mund të jenë duke u zhdukur tashmë dhe se do të jenë zhdukur plotësisht pas rreth 100 milionë vjetësh, pasi akulli po bie si “shi” mbi planetin gjigant të gaztë.

Etiketa: Unazat e Saturnit

Lajme të lidhura

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj
Aktualitet

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

10:08 - 09/04/26
Dita e të Dashuruarve! Çfarë është dhe si ka filluar Shën Valentini
Botë

Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

08:12 - 14/02/26
Para
Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’

Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com