GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

UNDP: Varfëria, papunësia dhe rritja e çmimeve shqetësimet kryesore për qytetarët e Kosovës

22:01 - 26/07/24
në Aktualitet, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
UNDP: Varfëria, papunësia dhe rritja e çmimeve shqetësimet kryesore për qytetarët e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dhënat e anketës kanë treguar se varfëria (16.6%), papunësia (16.3%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.7%) janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.

Mbi 50 për qind e qytetarëve të anketuar nga UNDP-ja janë shprehur të kënaqur me punën e institucioneve kryesore qendrore të Kosovës, një rritje prej 7.7 pikë të përqindjes krahasuar me të dhënat e nëntorit 2023.

“Rezultatet tregojnë një rritje të vlerësimit me punën e Kabinetit Ekzekutiv, Kryeministrit, Kuvendit, Kryetarit të Kuvendit dhe Presidentes”, thuhet në raportin e 26-të të majit të Pulsit Publik nga UNDP – raport që synon të tregojë perceptimin e qytetarëve për çështjeve socioekonomike, politike, të sigurisë e mjedisore.

Por, nga ana tjetër, është evidentuar një rënie e vlerësimit me punën e gjykatave dhe të prokurorive.

“Është shënuar një rënie e vlerësimit me punën e gjykatave për 2.2 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit të vitit 2023”, thuhet në raport.

Më tej, se sa janë të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova, te shqiptarët dhe komunitetet tjera – përveç te serbët që ka pasur rënie – ka pasur rritje të kënaqshmërisë.

“Anketa e majit të vitit 2024 ka treguar se një përqindje më e madhe e të anketuarve (36.33%) kanë qenë shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht, krahasuar me 23.9% në nëntor të vitit 2023. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike kanë treguar se 60% e komuniteteve të tjera të Kosovës dhe 35.9% e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të kënaqur, duke e pasqyruar një rritje nga nëntori i vitit 2023 (25.2% dhe 25.2%, respektivisht)”.

Ndërsa, kënaqshmëria e serbëve të Kosovës ka rënë në 5.7% nga 10.4% gjatë të njëjtës periudhë.

Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar se varfëria papunësia dhe çmimet për furnizimet esenciale janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.

“Për shqiptarët e Kosovës, tri çështjet kryesore ishin papunësia (16.8%), varfëria (16.6%) dhe çmimet për furnizimet esenciale (12.8%). Për serbët e Kosovës, varfëria (15.2%), problemet e hapësirës urbane (13.8%) dhe marrëdhëniet ndëretnike (13.3%) ishin tri çështjet kryesore, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës, çështjet kryesore ishin varfëria (19.5%), furnizimi me energji elektrike. (14.2%) dhe problemet e hapësirës urbane (11.1%)”.

Mesatarisht, 19.9% e të anketuarve kanë perceptuar se korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë, duke shënuar një rënie prej 5.15 pikë të përqindjes krahasuar me raportin paraprak.

Gjithsej 50.6% e të anketuarve besojnë plotësisht se Marrëveshja do t’i ndihmojë Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Përderisa 35.8% kanë deklaruar se besojnë që Marrëveshja do t’i ndihmojë Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së deri diku, 10.3% kanë deklaruar se nuk besojnë fare se do të ndihmojë shtetin e Kosovës në këtë aspekt.

Në kuadër të pyetësorit ka qenë e përfshirë edhe matja e gatishmërisë së qytetarëve për të votuar nëse zgjedhjet do të mbahen së shpejti.

Në këto të dhëna ka rënie të gatishmërisë së serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje në krahasim me raportin paraprak të nëntorit të vitit të kaluar.

“Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se gratë (78%) kanë më shumë gjasa që të votojnë nëse zgjedhjet mbahen së shpejti, në krahasim me burrat (74%). Gjithsej 8.2% e burrave dhe 10.2% e grave kanë deklaruar se do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti. Të dhënat e zbërthyera etnikisht kanë treguar se gjithsej 81% e komuniteteve të tjera të Kosovës (76.5% në nëntor të vitit 2023), 76% e shqiptarëve të Kosovës (73.9% në nëntor të vitit 2023) dhe 54% e serbëve të Kosovës (64.78%) kanë gjasa të votojnë nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti”, është thënë në raport.

Të dhënat e raportit janë mbledhur nga 17 prilli deri më 7 maj të vitit 2024, duke e pasqyruar opinionin e mbi 1,300 të anketuarve që i mbulojnë të tridhjetë e tetë komunat e Kosovës.

Serbët ndihen më pak të sigurt kur janë jashtë në rrugë, thuhet në raportin e Pulsit Publik të UNDP-së që tregon perceptimin e qytetarëve për shumë çështje, përfshirë sigurinë nga dhuna e krimi në rrugë.

Në raport thuhet se “është shënuar një rënie e perceptimit të serbëve të Kosovës për sigurinë në shkallë prej 5.7 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit 2023, kur kjo shifër ka qenë 37.6%”. Tani përqindja është 31.9 e serbëve që thonë se nuk ndihen shumë të sigurt.

“Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar një rritje të perceptimit të njerëzve për nivelin e tyre të sigurisë, ku 83.2% kanë deklaruar se ndjehen shumë të sigurt ose deri diku të sigurt kur janë jashtë në rrugë, krahasuar me 79.73% në nëntor të vitit 2023. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se një numër pak më i madh i burrave sesa i grave ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë, përkatësisht 83.4% dhe 82.9%”, thuhet në raport.

Ndërsa, te shqiptarët dhe komunitetet e tjera ka dalë përqindje më e madhe se vitin e kaluar që kanë thënë se ndihen më të sigurt.

“Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike kanë treguar se një numër më i madh i shqiptarëve të Kosovës (85.3%) dhe komuniteteve të tjera të Kosovës (83.2%) krahasuar me serbët e Kosovës (31.9%) ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë. Krahasuar me të dhënat e nëntorit të vitit 2023, të dhënat kanë treguar rritje të perceptimit për sigurinë prej 4.5 pikë të përqindjes tek shqiptarët e Kosovës dhe rritje prej 3.2 pikë të përqindjes tek komunitetet e tjera të Kosovës, me ç’rast këto shifra janë evidentuar si 80.8% dhe 80.0% përkatësisht”.

Etiketa: Kosovaprishitnavarferia

Lajme të lidhura

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve
Aktualitet

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Para
Konsensus PD-PS, Reforma Zgjedhore miratohet në parim në Kuvend me 105 vota pro

Konsensus PD-PS, Reforma Zgjedhore miratohet në parim në Kuvend me 105 vota pro

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

15:30 - 17/12/25

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com