GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili

09:13 - 26/01/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua nga Xhuliano Halili
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj brenda burgut të sigurisë së lartë në Koridhalo ka marrë një kthesë të re.

Policia greke dyshon fort se autor i vrasjes së Aliajt mund të jetë 44-vjeçari nga Tepelena, Xhuliano Halili. Ai ndodhej në të njëjtin sektor me Aliajn, në qeli afër njëri-tjetrit dhe çuditërisht rezulton i plagosur në këtë ngjarje.

Dyshimet e policisë kanë lindur për faktin se i burgosuri grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, është vetë ofruar si autor tek policia greke duke deklaruar: “Ta dini, unë e vrava”, ndërkohë nuk kishte asnjë shenjë përleshjeje.

Nga ana tjetër rezultoi në vendngjarje i plagosur 44-vjeçari Xhuliano Halili, i cili dy vite më parë kishte kryer vrasjen e Alfond Ndocit brenda në Koridhalo.

Në fakt, që pas ngjarjes së rëndë, brenda komunitetit të burgjeve, është diskutuar fakti që autor i vrasjes së Jani Aliajt ka qenë Halili, ndërkohë që greku është paguar ose kërcënuar për ta marrë përsipër. Kjo mesa duket ka rënë në vesh edhe të policisë greke, e cila orët e fundit ka nisur hetimet.

Të tjera burime bëjnë me dije se Jani Aliaj dyshohej prej vitesh se ishte përdorur në luftën e së ashtuquajturës “Mafia greke”. Kjo pasi ka pasur dyshime se ai ka qenë ekzekutor i një prej drejtuesve të grupeve kriminale greke që kontrollojnë jetën e natës në shtetin fqinj. Megjithatë këto dyshime kurrë nuk u vërtetuan.

Kush është Xhuliano Halili

44-vjeçari nga Tepelena, Xhuliani Halili, i njohur edhe si “Niko”, rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi si vrasës me pagesë.

Ai akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjeç, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh. Halili mësohet se pasi kishte qëlluar me çifte në kokë Fillimin, kishte therur më pas në fyt djalin e mitur të tij.

Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

Xhuliano Halili mësohet se është autor edhe i dy vrasjeve të tjera me pagesë, në vitin 2008 dhe 2009, ku viktima të tij ishin dy shtetas grekë.

Në nëntor 2022, në Skourta të Viotias në Greqi, u ekzekutua dhe u dogj 27-vjecari Sulo Halili nga Tepelena. Një ndër pistat që u hetua ishte edhe lidhja me Xhuliano Halilin, pasi ishin kushurinj me njëri-tjetrin.

Etiketa: Jani AliajVrasja

Lajme të lidhura

Goditi mbi 50 herë me thikë të dashurën, policia jep versionin zyrtar: E vrau dhe i vuri flakën
Aktualitet

Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin

10:33 - 26/01/26
Durrës, babai godet me thikë vajzën e tij dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte
Aktualitet

Durrës, babai godet me thikë vajzën e tij dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte

10:12 - 26/01/26
Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë
Aktualitet

Berisha: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros

10:03 - 26/01/26
Para
Denoncimi i Tabakut: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë!

Denoncimi i Tabakut: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Goditi mbi 50 herë me thikë të dashurën, policia jep versionin zyrtar: E vrau dhe i vuri flakën
Aktualitet

Vrau partneren dhe më pas i vuri flakën shtëpisë, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq Ilirjan Selmanin

10:33 - 26/01/26

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare...

Lexo më shumë
Durrës, babai godet me thikë vajzën e tij dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte

Durrës, babai godet me thikë vajzën e tij dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte

10:12 - 26/01/26
Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Berisha: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros

10:03 - 26/01/26
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria

Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”, arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge (Emri)

09:58 - 26/01/26
Konflikti në qendrën e votimit në Fushë-Milot, policia procedon dy persona

I dyshuar për 11 grabitje me armë dhe djegie makine, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë (Emri)

09:36 - 26/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com