GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Unë kisha përshtypjen se do të vdisja”, bombardim në Gaza, 54 avionë për 20 minuta

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë kisha përshtypjen se do të vdisja”, bombardim në Gaza, 54 avionë për 20 minuta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E diela ishte e “zezë” në Gaza, pasi 42 palestinezë u vranë nga sulmet e Izraelit dhe 1200 mbetën të plagosur. Deri tani nga konflikti që ka një javë që ka rinisur janë mbi 200 viktima, ndërsa njerëzit jetojnë me frikë.

Në të njëjtën kohë, thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim janë në rritje, me Francën dhe Egjiptin që kërkojnë fundin e armiqësive, por duket shumë e vështirë që të ndodhë.

Mëngjesin e së hënës forcat ajrore izraelite goditën Rripin e Gazës brenda pak minutash duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se bombarduan “metronë” e Hamasit, tunelin nëntokësor të organizatës palestineze disa kilometra të gjatë.

“35 objektiva të Hamasit u sulmuan brenda 20 minutash”  tha ushtria izraelite  në një deklaratë. Sulmi u realizua me 54 avionë luftarakë, të cilët lëshuan rreth  110 raketa dhe municione precize, duke goditur ndër të tjera edhe tunelin nëntokësor të gjatë 15 kilometra.

“Ne kurrë nuk kemi parë goditje të kësaj shkalle“, tha Mad Abed Rabou 29 vjeç, i cili jeton në pjesën perëndimore të Gazës, duke shprehur tmerr dhe frikë.

“Unë kisha përshtypjen se do të vdisja” tha Mani Kazat, një tjetër banor i Gazës. “Netanyahu duhet të mbajë përgjegjësi, ne jemi civilë, jo ushtarakë” shtoi ai.

Mbi 200 palestinezë janë vrarë që nga 10 maji, duke përfshirë të paktën 58 fëmijë dhe më shumë se 1200 persona janë plagosur. Nga ana izraelite, autoritetet thonë se 10 persona janë vrarë duke përfshirë 2 fëmijë, 282 janë të plagosur.

Etiketa: BombardimGazaVdekje

Lajme të lidhura

Anulohen të gjitha fluturimet në aeroportet e Belgjikës më 23 nëntor, protesta kombëtare paralizon edhe transportin publik
Botë

Anulohen të gjitha fluturimet në aeroportet e Belgjikës më 23 nëntor, protesta kombëtare paralizon edhe transportin publik

10:58 - 22/11/26
Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26
Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Goditet grupi i kokainës në Britani, dënohen me burg tre të rinjtë shqiptarë (Emrat)

15:29 - 21/11/26
Para
Dosja e Artan Santos kalon në “dorën” e SPAK

Dosja e Artan Santos kalon në “dorën” e SPAK

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com