GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë nuk krijoj parti tjetër, shtëpia ime është PD!”/ Salianji në Lezhë: Kam marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Ervin Salianji tha se, nuk do të krijojë një forcë tjetër politike dhe se Partia Demokratike është ‘shtëpia e tij’. Në një takim me mbështetësit e tij në Pallatin e Kulturës në Lezhë, Salianji u shpreh se, ai dhe familja e tij ka marrë vetëm kosto nga opozita, as tendera, as leje dhe asnjë të punësuar në shtet. Ndërsa theksoi se, ka qenë në opozitë gjithë kohën, në opozitë me qeverinë.

Lidershipi i PD-së nuk po zgjohet ende pavarësisht takimeve masive që ne po bëjmë në çdo qark. Këtë duhet ta themi. I keni dëgjuar se guximi për të thënë marrëzira i ka çuar deri aty sa ça nuk thonë për demokratët e jashtëzakonshëm që mbushin sallat në çdo cep të Shqipërisë dhe që kërkojnë që PD të jetë fituese. Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë, mos u mërzisni. Njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës, çfarë nuk do thonë. Sepse flet frika dhe jo arsyeja e tyre.

Por një gjë do u’a them. Unë jam lindur në PD, nuk kam qenë ndonjëherë në Partinë e Punës, as kam ikur ndonjëherë nga PD, kam qenë në opozitë gjithë kohës prej PD-së me qeverinë. Familja ime dhe unë personalisht kemi marrë vetëm kosto nga opozita. As tendera, as leje, asnjë të punësuar në shtet.

Nuk kam unë asnjë familjar të punësuar në shtet, as nipa, as mbesa të punësuar në administratën e PS-së dhe asnjëri që fuqizohet ekonomikisht prej lidershipit të PD-së. Edhe këtu e kam një pyetje të sinqertë, për lidershipin që tha ‘opozita është e vështirë’. Opozita është e vështirë dhe e di secili prej 3 milionë shqiptarëve, por pyetja ime është e thjeshtë: ‘A e ndiejnë opozitarizmin të nderuar miq dhe demokratë, njerëz që kanë 35 vite që paguhen me rrogë për shkak të sakrificave të demokratëve, që paguhen për shkak të përballjeve të demokratëve me rrëgjimin?’”, tha mes të tjerash Salianji.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Para
‘Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu’- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

'Sallën ta mbushi Pjerin Ndreu'- Salianji i përgjigjet akuzave të Berishës: Turp i madh, të flet frika dhe jo arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26

 Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të mobilizimit qytetar. Për ditën e sotme...

Lexo më shumë
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com