GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Unë s’do e ha Vitin e Ri”, rrëfimi i Hidës 3 ditë para vrasjes

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
“Unë s’do e ha Vitin e Ri”, rrëfimi i Hidës 3 ditë para vrasjes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatos Latifi, e ka pyetur mikun e tij se nga i kishin ardhur këto të dhëna dhe Besniku i është shprehur se informacioni ka ardhur nga njerëzit tanë, duke mos i treguar se kush ishte personi që i kishte çuar këtë lajm.

“…Është shprehur Laerti, për mua se nuk do e ha Vitin e Ri..,më kanë dërguar haber, Laerti bashkë me Orgestin dhe Kaloshin…janë betuar se do më vrasin…”.

Këto janë fjalët që Besnik Hida, i ka thënë disa prej miqve të tij, disa ditë para se ai të ekzekutohej me 16 plumba në verandën e një lokali në qytetin e Lushnjes. Media  zbardh dëshmitë e Fatos Latifit, Bruno Latifit dhe Ilirjan Xheliut, të cilët kanë treguar në policinë e Shtetit, bisedat e fundit që kanë pasur me viktimën Besnik Hida, para se ai të vritej. Në rrëfimin që ka dhënë 10 ditë pas vrasjes së Hidës, ky i fundit tre ditë para se të vritej rezulton ti ketë treguar mikut të tij Fatos Latifi se: ”…është shprehur Larenti për mua se nuk do ta ha Vitin e Ri…”.

Fatos Latifi, e ka pyetur mikun e tij se nga i kishin ardhur këto të dhëna dhe Besniku i është shprehur se informacioni ka ardhur nga njerëzit tanë, duke mos i treguar se kush ishte personi që i kishte çuar këtë lajm. Sipas Fatos Latifit, Besnik Hida ndihej shumë i shqetësuar dhe se ditën kur është vrarë, ai ka qënë nën shoqërinë e tij, në ambjentet e marketit. Të dy kanë pirë kafe dhe më pas Fatosi është larguar duke e lënë vetëm në kafene Besnikun, ndërsa vetë ka shkuar në varrezat e Lushnjës, ku ka varrin e djalit Zamir Latifi.

Sipas tij, ka ardhur një automjet me ngjyrë gri, e cila ka ndaluar dhe prej saj kanë zbritur dy persona të maskuar, me veshje të zeza, me antiplumb, e ngjashme me uniformen e forcave special. Njëri prej tyre ishte i gjatë i dobët dhe tjetri nuk e di. Personi që ishte më i gjatë ka hipur nga shkallët e anës jugore që të çojnë te lokali i Maksimit, ndërsa personi tjetër ka qëndruar poshtë në rrugë.

Personi që ishte më i gjatë është afruar pranë Besnikut dhe ka qëlluar në drejtim të tij me armë automotike, duke e lënë të vrarë Besnikun dhe më pas të dy këta persona kanë shkuar te mjeti me ngjyre gri dhe ky automjet sipas thënieve të njerzeve mezi është ndezur pas disa sekondash. Një tjetër dëshmitar në këtë dosje, Fatos Latifi i pyetur në 7 tetor 2019 ka sqaruar se Besnik Hida ishte daja i bashkëshortes së tij dhe me të ka pasur marrdhënie shumë të mira.

Në lidhje me vrasjen ai deklaron se dy ditë para se të vritesh është takuar me të në banesën e tij dhe Besniku i ka thënë:”…më kanë dërguar haber se do të më vrasi Laerti, bashkë me Orgestin dhe Kaloshin, janë betuar se do të më vrasin”.

Bruno e ka pyetur se kush ishin personat që i kishin dërguar këtë haber dhe ai nuk i ka treguar. Sipas tij, Hida ishte i çuditur se çfarë kishin këta persona me të pasi ai nuk u kishte bërë asgjë të keqe atyre. Po kështu, Besniku i ka thënë se nuk do ta hante vitin e ri. Në lidhje me autorët e vrasjes së Besnik Hida, Bruno Latifi, ka dyshime të forta se autorët janë Laert Haxhiu, Orgest Bilblili dhe Anterio Kaloshi, të cilët janë edhe autorët e vrajes së kunatit të tij Zamir Latifi.

Një tjetër dëshmitar është dhe Ilirjan Xheliu,i cili ka pohuar se ditën e vrasjes së Besnik Hidës në 1 tetor 2019, ai së bashku me Fatos Latifin kishin shkuar në varrezat e Lushnjës. Por rreth orës 8:20, Fatosin e kanë telefonuar dhe njoftuar për krisma armësh tek lagjia e “Morrit”. Pas pak, Fatosin e ka telefonuar shitësja e dyqanit dhe njoftuar se kishin qëlluar me armë dhe duhet të shkonte aty.

Kur kanë shkuar tek dyqani kanë parë policinë dhe mësuar se kishin vrarë Besin, i cili është kunati Fatos Latifit.

Sipas Ilirjan Xheliut, përpara një javë nga ngjarja ishte takuar në mëngjes me Besnikun dhe Fatosin, dhe në bisedë e sipër Bensiku deklaroi se: ”…i kishin thënë që Laert Haxhiu, ishte shprehur se i kishte ardhur rradha atij, Besit, kurse ky i fundit ishte përgjigjur: “…me mua çfarë kanë se unë si kam rënë në qafë njeriu…

Etiketa: ekzekutimhidesKryesore1LushnjëVrasje

Lajme të lidhura

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën
Breaking Views

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD
Breaking Views

Berisha premtoi ripërtëritjen, fitues në Këshillin Kombëtar dalin ish-drejtorët dhe ish-zv.ministrat e PD

19:56 - 31/05/26
Para
Janë shkak aksidentesh, Policia merr masa për këmbësorët problematikë

Janë shkak aksidentesh, Policia merr masa për këmbësorët problematikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26

Tym i zi mbulon zonën e Bradasheshit. Pasditen e sotme janë djegur disa goma buzë lumit Shkumbin në afërsi të...

Lexo më shumë
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

Protestë për Zvërneci, mijëra protestues mbushin Tiranën: Vazhdojmë nesër…

21:52 - 31/05/26
Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

Pas reagimit të Greqisë për minoritarin e dhunuar në Zvërnec, Ministria e Jashtme flet për bisedimet me Athinën

21:17 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişcasibom