Premier League e futbollit në Angli është në javën e 23-të. Me fillim në orën 15:00, Manchester United ia doli të marrë tri pikë në transfertën e Leeds United pas fitores 0-2. Në 17:30 Manchester City fitoi 3-1 me Aston Villa-n.
Në “Elland Road”, Leeds humbi 0-2 me Manchester United. “Djajtë” e ten Hag marrin një tri pikësh me vlerë, çka i dërgon -5 pikë nga kryesuesit e Arsenal. Golat për United u shënuan në fundin e takimit. Në minutën e 80-të, Rashford shënoi golin e avantazhit, ndërsa në të 85 minutë ishte Garnacho që qetësoi të kuqtë. Tanimë United e sheh veten në zonen europiane me 46 pikë, pesë më pak se Arsenali i vendit të parë.
Manchester City fitoi 3-1 me Aston Villa-n për javën e 23 në Premier League. Dueli i “Etihad Stadium” foli për vendasit e Guardiolës, teksa kaluan në avantazh pas vetëm katër minutash me Rodrin pas asistit të Mahrez. Në minutën e 39 ishte Gundogan që dërgoi në rrjetë pasimin final të Haaland. Në fundin e pjesës së parë dhe konkretisht në 45+1, Mahrez ktheu në gol penalltinë. Në pjesën e dytë, Watkins (’61) shkurtoi për 3-1. Manchester City me 48 pikë qëndron në vendin e dytë, tre pikë më pak dhe një ndeshje më shumë se Arsenali kryesues. Aston Villa me 28 pikë mban vendin e 11-të.
Premier League – java 23:
Leeds United 0-2 Manchester United
Manchester City 3-1Aston Villa
Renditja:
Discussion about this post