GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Universitetet e rretheve po zbrazen

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës ka pësuar një përgjysmin drastik të numrit të studentëve në pesë vjet – rënie e cila është shkaktuar sipas ekspertëve për shkak të emigracionit, mungesës së mundësive dhe politikave të gabuara me arsimin.

20:32 - 02/03/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Universitetet e rretheve po zbrazen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në ceremoninë e 65-vjetorit të Universitetit të Tiranës në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama e vuri theksin te rrudhja e universiteteve në rrethe dhe paralajmëroi një reformë të re.

“Vazhdoj të mendoj dhe të besoj se ne kemi shumë universitete. Ka shumë universitete dhe pak studentë, ndaj mund të riorganizohemi me një universitet qendror në Tiranë dhe disa filiale në qytete,” shtoi ai, duke veçuar uljen drastike të kërkesës për degët e mësuesisë.

Në qytetin e Shkodrës në veri të Shqipërisë, universiteti “Luigj Gurakuqi” po përballet prej vitesh me një krizë të tillë – ku numri i studentëve është përgjysmuar në pesë vitet e fundit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se nga rreth 7900 studentë që universiteti “Luigj Gurakuqi” kishte në vitin 2016, numri është ulur në 3700 në fund të vitit 2021, me një rrudhje konstante kryesisht në degët e mësuesisë.

Sipas ekspertëve të arsimit, ulja e numrit të studentë vjen si një kombinim i mungesës së ofertës dhe emigrimit të lartë.

“Së pari, Shqipëria po braktiset. Së dyti, universitetet e rretheve nuk janë tërheqëse me ofertat e tyre, kanë pak mundësi financiare, shumë pak kushte të mira mësimi dhe së fundmi meritokracia është fshirë prej vitesh,” tha Ndriçim Mehmeti, pedagog dhe ekspert i arsimit në vend.

“Pra nuk të duhet diploma, por më parë një mik, pjesëmarrja në parti apo të qenit aktiv në mbledhjen e votave. Me pak fjalë, mungojnë politika punësimi dhe motivimi për të rinjtë,” shtoi ai.

Pedagogë të tjerë i thanë BIRN se rënia e numrit të studentëve përkon me hyrjen në fuqi të ligjit të Arsimit të Lartë në vitin 2015, përmes së cilës u rrit mesatarja si kriter për të ndjekur studimet në degët e historisë, gjeografisë, gjuhë-letërsisë apo matematikës – Bachelori i së cilave etiketohet gabimisht si “Mësuesi”.

Arben Prendi, shef i Departamentit të Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër thotë se nota mesatare përjashtoi shumë maturantë nga e drejta për të vijuar studimet në këto degë.

“Këtë vit, Ministria e Arsimit u përpoq ta riparonte këtë gabim, duke cilësuar se në bachelor mund të hyjnë edhe ata që nuk dëshirojnë të vijojnë studimet për mësuesi, por tashmë dëmi është bërë dhe efekti i riparimit ka qenë minimal,” tha Prendi.

Ai e konsideron gjithashtu dëmtues standardin e ndryshëm që u aplikua për mesataren, ku degë të tjera e kishin kufirin 6 ose 6.5.

“Rënie të ndjeshme të numrit të studentëve, krahasuar me gjashtë vite më parë, sidomos në degët e Shkencave Humane dhe Shkencave Natyrore ka edhe edhe në Universitetin e Tiranës,” shtoi ai.

Për studentët e universitetit të Shkodrës, problemet kryesore lidhen me kostot e arsimit të lartë dhe me tregun e punës.

Loreta Çermeli, studente ekselence në Fakultetin Ekonomik, mendon se sistemi arsimor duhet të ndryshojë, në mënyrë që të reduktohet kalimi nga universiteti në tregun e punës.

“…Ajo çfarë kërkohet në terren, zakonisht ndryshon me atë çfarë ne si studentë përballemi. Bëj pjesë në kategorinë e studentëve që përfitojnë bursë ekselence dhe kjo më ka ndihmuar sadopak që të mbuloj një pjesë të shpenzimeve,” tha ajo.

Doriana Martini po studion në universitetin e Shkodrës, pasi nuk arriti të regjistrohej në degën që ajo synonte. Paralelisht me studimet, ajo punon për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve.

“Shpenzimet aktuale i përballoj nga angazhimi në tregun e punës, por kur është e nevojshme nga familja,” shtoi ajo.

Pedagogu Prendi i tha BIRN se për shkak të gjendjes ekonomike, por edhe të pamundësisë për të ndërtuar një jetë normale, shumica e të rinjve po zgjedhin emigrimin në vend të studimeve.

“Nga rajoni i veriut të Shqipërisë, si emigracioni ashtu edhe migracioni kanë sjellë një shpopullim shqetësues për jetën sociale dhe ekonomike. Me këto ritme, shpopullimi do të jetë një shqetësim edhe më problematik për shumë fusha të tjera, përveç arsimit,” tha Prendi.

Edhe eksperti Ndriçim Mehmeti bie dakord se mungesa e mundësive i shtyn të rinjtë më shumë drejt emigrimit sesa sakrificave për të studiuar.

“Mungesa e të rinjve dhe mungesa e shpresës se ky vend do të bëhet i shtyn të rinjtë më shumë drejt emigrimit, sesa sakrificave për të studiuar, sepse në fund me shumë gjasa do të zhgënjehesh nga ajo që të pret në jetën reale,” përfundoi ai.

/BIRN/

Etiketa: Kryesore1Universiteteuniversitetet

Lajme të lidhura

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’
Aktualitet

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit
Aktualitet

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Para
Pajtohen Luizi dhe Kiara, shkëmbejnë përqafime e puthje

Pajtohen Luizi dhe Kiara, shkëmbejnë përqafime e puthje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com