GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Universiteti i Durrësit në kaos, pedagogët kërkojnë mësim online

19:23 - 19/10/21
në Ekonomi & Sociale, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Universiteti i Durrësit në kaos, pedagogët kërkojnë mësim online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Universiteti i Durrësit po përballet me kaos këtë vit të ri arsimor, për shkak se rektori akoma nuk ka marrë një vendim zyrtarë se si do të veprohet me studentët e pavaksinuar. Bëhet me dije se, studentët dhe pedagogët janë të paqartë sesi do të vijojë procesi mësimor apo verifikimi i studentëve nëse kanë marrë apo jo vaksinën.

Njëri nga pedagogët tha për mediat se, ata si staf janë të paqartë sepse nuk dinë si të veprojnë, pasi në auditorë këto dy ditë ka pasur edhe studentët të pavaksinuar.

“Kjo është një javë eksperimentale. Udhëzimi është i qartë. Studentë që nuk janë vaksinuar nuk duhet të vazhdojnë studimin pa vaksinën apo test PCR. Edhe ne jemi të paqartë, pasi në auditore hasim studentë që e kanë bërë ose jo vaksinën dhe këta të fundit nuk duhet të jenë në auditor, por ne s’jemi policë që t’i nxjerrim jashtë. Kam besim që shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje”, thotë pedagogu.

Paraprakisht është deklaruar se nuk do të ketë leksione online, por platformat do të përdoren vetëm për dërgim materialesh mes pedagogëve dhe studentëve. Nga ana tjetër pedagogët shprehin kërkesën që leksionet të bëhen online, sepse e kanë të pamundur të kontrollojnë studentët një për një.  “Do shpresoja të kishte leksione online. Duhet të ishte një gjë që duhej të ishte bërë më parë për të gjitha grupet e rriskuara nga mungesa fizike”, thotë njëri prej pedagogëve.

Ndërsa, disa nga studentët thonë që, më mirë të mbeten pa shkollë këtë vit se sa të marrin vaksinën me detyrim.  “Do e rrezikoja (vitin akademik). Pse duhet të bëhet vaksina me detyrim vetëm në shkolla? Për ç’arsye? Nuk e kam me dëshirë dhe nuk dua ta bëj. Askush nuk mban përgjegjësi për çfarë do të ndodhë në trupin tonë. Përderisa janë vaksinuar të gjithë, pse jo”, shprehen studentët.

Mbajtja e maskës, sot ka qenë i vetmi kriter për të hyrë në auditore. Në ambientet universitare të gjithë presin të gjendet një zgjidhje sado e vështirë në mënyrë që viti akademik të nisë normalisht.  Me kaos ka nisur ky vit i ri akademik edhe për Universitetin e Tiranës, ku në derën e çdo fakultetit ishin vendosur roje privatë që nuk lejonin hyrjen e studentëve të pavaksinuar. Pikërisht ky veprim ka sjellë përplasje mes rojeve të sigurisë dhe studentëve.

Etiketa: mesimStudenteVirus

Lajme të lidhura

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Para
Progres-raporti i KE, Joseph Borrell: BE të mos vonojë integrimin e Ballkanit Perëndimor

Progres-raporti i KE, Joseph Borrell: BE të mos vonojë integrimin e Ballkanit Perëndimor

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com