GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Universiteti i Elbasanit i beson 7.3 MLN euro të kërkuarit për mashtrim, tenderi denoncohet në KPP

12:26 - 07/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Universiteti i Elbasanit i beson 7.3 MLN euro të kërkuarit për mashtrim, tenderi denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

T’i besosh fondin miliona euro një kompanie e cila e ka pronarin në kërkim për vjedhje dhe mashtrim, këtë mund ta dëgjojmë vetëm në institucionet tona publike. Dhe më keq është kur këtë shpërdorim e bën një institucion arsimor. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar nga Universiteti i Elbasanit me objekt   “Ndërtim i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike – FSHMT”. Për këtë godinë administratori i Universitetit Eljan Hoxha, sigurisht me aprovimin e rektorit Skënder Topi,  ka firmosur projektin 7.3 milionë euro.

Ishin 15 kompani që kanë dorëzuar ofertat e tyre, ku disa ishin më ekonomike, por fituese është shpallur firma JUNIK e cila është në pronësi të Ded Malutajt. Ndërkohë, 14 oferta të tjera janë skualifikuar që në fazën e parë. Çka do të thotë se Malutaj e ka marrë tenderin pa garë.

Sidoqoftë, veprimi i komisionit të tenderit është denoncuar nga operatorët pjesëmarrës. Për këtë arsye më datë 04.03.2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është protokolluar ankesa e bashkimit të operatorëve ekonomikë “BE-IS” SHPK & “2T” SHPK & “Ergi” SHPK për procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtim i Godinës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike – FSHMT”.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar konstatohet  se  ankesa lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga bashkimi i operatorëve në fjalë. Ata pretendojnë se për të gjithë të skualifikuarit Autoriteti Kontraktor nuk ka dhënë argumente ligjore, ndërsa shprehen gjithashtu që nuk janë shqyrtuar me imtësi dokumentet e firmës që u shpall fituese pa garë.

Për këtë pjesë të ankesës mbetet për t’u parë vendimi i KPP, por për publikun është e qartë tashmë se drejtuesit e universitetit kanë vepruar në favor të Malutës.

Nga na tjetër, dërgimi i fondit në duart e një biznesmeni me të kaluar të dyshimtë e bën edhe më të mistershëm vendimin e administratorit.

Kujtojmë që në maj të vitit 2022,  tre drejtues firmash janë akuzuar se kanë vjedhur me anë të tenderit për sistemin ngrohës dhe ftohës të godinës së Prokurorisë Elbasan.  Mësohet se ata kanë montuar në Prokurorinë e Elbasanit pajisje për ngrohje dhe ftohje të cilat kanë rezultuar me defekt dhe jashtë përdorimit pasi janë instaluar, duke shkaktuar një dëm prej 3.009.714.29 leke (2,869.714.29+140. 000.00).

Bëhej fjalë për Ardian Lloshi, administrator në “Tirana New Supervizor”, Ibrahim Dragoshi administratori në “IMES-D”Shpk, të dy të arrestuar, si edhe Dedë Maluta, administrator te shoqëria “Junik” shpk. Ky i fundit është shpallur në atë kohë në  kërkim.

Ded Maluta dhe Vladimir Maluta u vunë nën akuzë si persona të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuar nga neni 186/2 I K.penal dhe “Mashtrimi me pasoja të renda”, parashikuar nga neni 143/3 I Kodit Penal të kryer në bashkëpunim.

Nuk e dimë nëse biznesmeni vazhdon të jetë në “arrati”, por kompania e tij po xhiron miliona euro përmes tenderëve të tillë më abuzime.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimDed Malutajdenimfondhajdutmashtrueseuniversiteti i elbasanit

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Zjarri “pushton” një banesë në Divjakë, plagoset 46-vjeçarja, dyshohet se…

Përfshihet nga zjarri një banesë në Shkodër, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com