GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ura e Zogut në Milot, monument kulture, rrezikon shembjen/ Institucionet heshtin

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Ura e Zogut në Milot, monument kulture, rrezikon shembjen/ Institucionet heshtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ura e Zogut në Milot, që është monument kulture i kategorisë së parë përballet me një sërë problematikash. Vitin e kaluar, shirat e rrëmbyeshëm dhe të shpeshtë e kanë përkeqësuar situatën në urën me statusin monument kulture. Ndërsa, rreshjet e këtij fillimviti fundosën njërën prej këmbëve të urës me shumë se 2 metra, duke rrezikuar pëfundimisht shembjen e saj. Edhe pse autoritetet premtuan ndërhyrje me pushimin e rreshjeve, premtimet mbetën vetëm fjalë.

Gijotina.com

Historiani Pal Trashaj tregon se ky objekt ka vlera të paçmueshme monumentale, muzeore dhe historike, ndërsa fajësoi shtetin këto 30 vite që është treguar inekzistent.

“U bënë rreth 8 muaj që është dëmtuar nga shirat e dimrit dhe pas shumë premtimesh për restaurim nuk u bë asgjë. Kushtet kanë qenë të favorshme për restaurim sepse jemi në periudhë të thatë, në periudhë vere. Ndërsa, tani po shkojmë drejt dimrit ,drejt ujërave të shimtë dhe të rrëmbyshëm. Vetëm Zoti mund t’a shpëtoj , sepse ne do të themi ka qenë dikur Ura e Zogut, jo është Ura e Zogut.
Një nga urat më të rëndësishme në Ballkan, 30 vite nuk ka asnjë interesim nga ana e institucioneve. Përvec mungesës së restaurimit, është edhe marrja e inerteve në mënyrë të ligjshme apo paligjshme që e ka dëmtuar klëtë urë. Më bën përshtypje pasi ne kemi këtë lloj kulture dhe nuk interesohemi fare. Unë them që së shpejti do të themi “Na ishte njëherë Ura e Zogut”. ( Pal Trashaj -Kryetar i Forumit Mbarëkombetar i Trashëgimisë Historike dhe Kulturore).
Trashaj apelon që të ndërhyrje të menjëhershme, pasi ky dimër mund të resultoj fatal.

Janë organizuar disa herë protesta dhe bërë peticionet, ndaj institucioneve lokale dhe qëndrore për degradimin e Urës së Zogut, por nuk u morën parasysh asnjëherë.

Gijotina.com

Në një komunikim për Gijotina.com, specialisti i trashegimisë kultore pranë DRTK në Shkodër, Helidon Sokoli pohoi se problematikë në këtë urë është marrja e inerteve dhe kështu dëmtohet shtrati i lumit, duke u përplasur më pas me këmbët e urës.
“Ne shkojmë dhe e inspektojmë cdo javë urën, pasi na është dhënë urdhër. Insituti i ndërtimit ka një projekt për konsolidimin e këmbës, i cili do vihet shumë shpejt në zbatim. Edhe Minitria e Mbrojtjes do të ndërhyjë , pasi nmevoja është emergjente. Nuk ka një datë apo kohë kur do të ndërhyhet.” -Helidon Sokoli (specialist i trashëgimise kulturore pranë DRTK Shkodër).

Ura e Zogut është konsideruar si një prej veprave më të rralla në Ballkan, por neglizhenca tolale e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve lokale ka bërë qe kjo vepër Kulturore të degradoje deri në këtë pikë.

Gijotina.com

Historiku
Ura gjendet në Milot dhe bën të mundur lidhjen e dy ekstremeve të lumit, me një gjatësi rreth 490 metra dhe gjerësi rreth 6 metra. Ura e Zogut është një nga më të veçantat për strukturën e saj arkitekturore. Stili i harqeve i japin asaj vlerë muzeore. Ajo gjendet në të djathtë të rrugës që të çon në Mirditë, në të dyja ekstremet e lumit Mat, që nga viti 1927. E quajtur për shumë vite Ura e Zogut, vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumë funksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj. Ura është projektuar nga një inxhinier italian dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët. Zbatimi i projektit u bë nga një inxhinier shqiptar, Gjovalin Gjadri, që ka projektuar rrugën automobilistike Milot-Burrel. Por, pavarësisht gjithë rëndësisë dhe vlerave që kjo urë ka, heshtja e institucioneve lë për të dëshiruar. Ky nuk është rasti i parë ku vlerat historike dhe kulturore po shuhen dhe humbasin në Shgqipëri si shkak i neglizhencës së institucioneve përkatëse.

Etiketa: krim mjedisorUra e Zogut

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë
Breaking Views

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
Para
Vijon sezoni i kanabisit/ Shpallet në kërkim autori, e pëson kryeplaku i fshatit, vihet në pranga nga policia

Vijon sezoni i kanabisit, policia zbarkon në Krujë, arrestohen 3 persona në kërkim 1 tjetër

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com