GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Urdhër-arrestet e reja për inceneratorin e Tiranës, në kërkim biznesmeni i lidhur me Ahmetajn

12:18 - 13/07/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mes personave për të cilët SPAK ka firmosur urdhër-arrest është dhe Ilir Dedja, nga Sefaraj i Kavajës. Ky i fundit, i shpallur në kërkim njohet si lidhje e ngushtë e Klodian Mërtirit dhe Arben Ahmetaj, dhe rezulton se është njeriu garant për qëndrimin e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, në Lugano të Zvicrës.

Në një raportim të Birn të qershorit 2024, që i referohet hetimit të Prokurorisë së Posaçme, u zbulua se se Dedja njihej me Ahmetajn që prej viteve të shkollës. Sipas një dokumenti për “njoftim akuze” të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, njohja mes Ahmetajt dhe Ilir Dedjes besohet se shkon pas në fund të viteve ’80, kur të dy ishin studentë në fakultetin “Histori – Filologji” në Tiranë.

Dedja jetoi për dy dekada si tregtar në Itali, derisa u transferua në Lugano të Zvicrës si “një konsulent biznesi” në mars të vitit 2017 – një destinacion i preferuar botëror për kompanitë guackë. Menjëherë pas zhvendosjes në Zvicër, Dedja themeloi kompaninë “Drax Consult Sagl”, e cila tre vjet më vonë u përfshi në një skandal në Zimbabve të Afrikës i njohur si “Covidgate”.

Sipas informacionit të ardhur nga Zvicra në SPAK, Dedja “rezulton të jetë person i akuzuar për veprën penale të pastrimit të parave” në kuadrin e një kërkese për ndihmë juridike të kryer nga Prokuroria e Budapestit dhe e ekzekutuar më datë 5 dhjetor 2022 nga policia e kantonit të Ticinos.

Paralelisht me aventurën në Afrikë, Dedja e vazhdoi biznesin më Mërtirin dhe Zoton përmes një kompanie tjetër të tij, të quajtur 3DDD Sëiss Trading SA, sot me emrin e ndryshuar 3DDD Sëiss SA.

Në vitin 2019, 3DDD Sëiss Trading SA nënshkroi një kontratë me vlerë 5.2 milionë euro me kompaninë e incineratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV për blerjen e një impianti për trajtimin e ujërave të përdorura. Sipas SPAK, Dedja është administratori i vetëm dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtorit për shoqërinë “3DDD Sëiss SA”.

Dedja vazhdoi të vilte frytet e kësaj kontrate deri në shkurt 2021, duke marrë pagesa të dokumentuara nga Shqipëria me një vlerë totale prej 490 mijë eurosh.

Ilir Dedja, rezulton të jetë gjithashtu një person që evidentohet në disa rrethana të rëndësishme të jetës së personit nën hetim Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së këtij të fundit, personit nën hetim Erjola Hoxha.

Ai rezulton të jetë dhe garantuesi i Apartamenti ku banon Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen Erjola Hoxha dhe fëmijën e tyre. Apartamenti ndodhet në katin e gjashtë të një pallati të ri dhe është marrë me qira me një vlerë prej 1750 frangash në muaj [rreth 1800 euro].

“Garantues i kësaj kontrate është shtetasi Ilir Dedja, i datëlindjes 02 Shtator 1969,” thuhet në dokumentin e SPAK.

Përveç apartamentit në Pregassona, Hoxha rezulton të ketë marrë me qira edhe një apartament të dytë dhe disa herë më të shtrenjtë në një godinë historike të Luganos në rrugën “Stefano Franscini”, apartament i cili zotërohet nga bashkia. Ky apartament është përdorur si adresë zyrtare, por nuk rezulton të jetë banuar prej tyre

Përveç garancisë së dhënë për marrjen e apartamentit me qira, Ilir Dedjen dhe Erjola Hoxhën i lidh gjithashtu i njëjti vend pune në Lugano.

Sipas autoriteteve zvicerane, Dedja është i punësuar si konsulent tregtar i kompanisë “Phronesis Consulting Sagl” – e njëjta kompani që punësoi edhe Hoxhën në qershor të vitit 2022 me një pagë mujore prej 9208 frangash në muaj [rreth 9500 euro].

“Shtetasja Erjola Hoxha, që nga dita e marrjes së lejes së qëndrimit është punësuar si konsulente pranë shoqërisë Phronesis Consulting Sagl. Sipas përllogaritjeve të tatimit të mbajtur në burim mbi pagat dhe të ardhurat kompensuese, për periudhën 1 qershor deri më 31 dhjetor 2022, rezulton se shtetasja Erjola Hoxha ka marrë gjithsej 64 456, 35 CHF bruto,” thuhet në dokumentin e SPAK.

Ndonëse nuk ka të dhëna mbi pronësinë e kompanisë së konsulencës, “Phronesis Consulting Sagl”, Prokuroria e Posaçme dyshon mbi vërtetësinë e këtyre marrëdhënieve të punësimit.

“…shtetësja Erjola Hoxha shfaqet në një marrëdhënie punësimi me shoqërinë Phronesis, e cila rezulton e lidhur edhe me shtetasin Ilir Dedja, duke krijuar dyshimin e arsyeshëm se këto marrëdhënie punësimi janë fiktive,” thuhet më  tej në dokument.

Etiketa: Ilir DedjaInceneratori i TiranesKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Euro 2024 – Analiza e BBC: Pesë betejat që do të vendosin finalen

Euro 2024 - Analiza e BBC: Pesë betejat që do të vendosin finalen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com