GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Urdhëroi djegien e të dashurit, gazetarja: Marjeta ka dhunuar…

22:49 - 20/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Urdhëroi djegien e të dashurit, gazetarja: Marjeta ka dhunuar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Evis Ahmeti, ka treguar mbrëmjen e sotme detaje të tjera nga jeta e Marjeta Karajt, e arrestuar ditët e fundit nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka urdhëruar dhunimin dhe djegien për së gjalli të Mendu Kurtdedës, 5 vite më parë në Dajt.

E ftuar në emisionin “Open”, Ahmeti ka hedhur dyshime se Marjeta Karaj mund të ketë ndikuar tek policia, referuar rastit të Faik Strojkës, një nga persona e dhunuar me urdhër të saj. Ky shtetas ka denoncuar dhunimin nga persona të caktuar, me urdhër të Karajt, dhe i është thënë shprehimisht se do kishte fatin e Menduh Kurtdedës.

Gazetarja ka zbuluar edhe një tjetër detaj nga ato që i quajti skandale nga jeta e Marjetës, duke deklaruar se në një festë me rreth 300 të ftuar në Hotel Tirana, ajo ka dhunuar një ish deputet, po për çështje borxhi.

Deklarata e gazetares Evis Ahmeti:

“Marjeta mund të ketë ndikuar tek policia. Në maj të 2017 në momentin që është zbuluar trupi i 61-vjeçarit por që akoma nuk ishte identifikuar se kujt i përkiste, gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur” kemi nxjerrë Facebook-un e Besmirit dhe komentet me Faikun. Kishin bërë një foto të dy, pyeta edhe babain e Basmirtit dhe i thash çështë ky komunikim. Ai thoshte me shefin, Besi, ndërsa Faiku i përgjigjej unë nuk jam shefi yt, ne do jemi bashkëpunëtorë për gjithë jetën.

Pra flitet për çështje të koduara e mesazhe të koduara. Kur Faiku shkoi (në polici) në 2020-2021 i dhunuar nga një grup personash e flet jo vetëm për ngjarjen e tij por edhe atë të Kurtdedës, si ka mundësi që policia, ne si gazetarë me një investigim të shkurtër në Facebook, pamë këtë komunikim. Si ka mundësi që policia se bëri? Sepse Faiku ka folur qartë për ngjarjen e asaj kohe dhe ngjarjen e tij. Mua më duket shumë e pabesueshme si u gjet Gazmir Ngota të ballafaqohej me Faikun.

Besmir Karaj deri në nëntor të 2022, deri pak javësh ka qenë në Shqipëri.

Marjeta ka skandale me histori rrahjeje me shumë persona, ish deputetë në aktivitete të përbashkëta tek Hotel Tirana me 300 persona, është rrahur për borxhin që i ka kërkuar Marjetës. E ka rrahur vetë Marjeta. Pse policia nuk flet. Një person nga Lezha e një nga Laçi që i ka pasur edhe të dashur. Në këto organizata, një bashkëpunëtorja e Marjetës është arrestuar, pritet edhe një tjetër.

Këto shoqata po mbijnë si kërpudha dhe unë e kam hequr në kurriz, sepse kamë bërë një denoncim sepse të rinj dilnin kërkonin para ne emër të emisionit tim.”

Etiketa: dashurindhunuarmarjeta

Lajme të lidhura

Rajoni uli taksat për karburantet, ministri Demo: Bordi i Transparencës është duke marrë ende informacion
Aktualitet

Rajoni uli taksat për karburantet, ministri Demo: Bordi i Transparencës është duke marrë ende informacion

10:58 - 26/03/26
Kalaja nuk i ndahet Veliajt, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës
Aktualitet

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet

09:49 - 26/03/26
I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Aktualitet

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

09:31 - 26/03/26
Para
Rrahu prindërit, policia e Vlorës arreston 29-vjeçarin

Policia ‘mësyn’ në Peqin, kontrolle në lokale e banesa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rajoni uli taksat për karburantet, ministri Demo: Bordi i Transparencës është duke marrë ende informacion
Aktualitet

Rajoni uli taksat për karburantet, ministri Demo: Bordi i Transparencës është duke marrë ende informacion

10:58 - 26/03/26

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka folur lidhur me rikthimin e Bordit të Transparencës një...

Lexo më shumë
Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror

Edhe Kosova kërkon të shkruajë historinë, Sllovakia është ndalesa e parë për në Botëror

09:58 - 26/03/26
Kalaja nuk i ndahet Veliajt, kallëzon në SPAK kryebashkiakun e Tiranës

“Do që të takosh Zotin…?” Kërcënohet me jetë avokatja Adriana Kalaja, prokuroria nis hetimet

09:49 - 26/03/26
I kërkuar nga gjykata se futi në burg sende të palejuara, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Kapshticë

09:31 - 26/03/26
Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com