GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Urdhëroi kontrollin e shtëpisë së Trump, kërcënohet me jetë drejtori i FBI-së

18:53 - 11/08/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Urdhëroi kontrollin e shtëpisë së Trump, kërcënohet me jetë drejtori i FBI-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i FBI, Christopher Ëray, është shfaqur i shqetësuar pas kërcënimeve e marra nga mbështetësit e Donald Trump pas kontrollit nga agjentët e tij në rezidencën e ish-presidentit në Florida.

Ëray, po ashtu dhe Sekretari i Drejtësisë, Merrick Garland si dhe agjentët që kryen bastisjen janë në shënjestër të kritikave nga republikanët dhe kërcënimeve, në disa raste me vdekje, në mediat sociale të mbështetësve të Trump.

Kolegët republikanë të ish-presidentit amerikan Donald Trump reaguan me zemërim dhe kërkuan llogari për kontrollin e FBI-së në banesën e tij në Mar Al Lago, të Floridas.

Agjentët kërkuan dokumente të klasifikuara që Trump dyshohet t’i ketë marrë nga Shtëpia e Bardhë në fund të mandatit të tij. Vetë ish-presidenti e cilësoi ngjarjen si të gjueti shtrigash, të motivuar politikisht dhe që nuk ndodhte as në republikat e botës së tretë.

Ndërkohë Trump ka thënë përmes një deklarate se shtëpia e tij në Mar-a-Lago është “pushtuar nga një grup i madh i agjentëve të FBI-së”.

Ai e quajti këtë një sulm politik, duke theksuar se kundërshtarët e tij nuk duan që të kandidojë për president në vitin 2024 dhe po  bëjnë gjithçka për të ndaluar republikanët dhe konservatorët në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, është arsyeja pse agjentët e FBI-së bastisën shtëpinë e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, të hënën edhe pse ai tha se kishte “punuar dhe bashkëpunuar me agjencitë përkatëse qeveritare”.

Avokatja e Trump, Christina Bobb, konfirmoi se FBI sekuestroi dokumente nga Mar-a-Lago në një deklaratë për CNN. Bobb  ishte e pranishme gjatë kontrollit në rezidencën e Trump në Palm Beach.

 

Lajme të lidhura

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Para
Arrihet marrëveshja, Real Madrid i merr talentin e sulmit “Aspirinave”

Arrihet marrëveshja, Real Madrid i merr talentin e sulmit “Aspirinave”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, publikoi këtë të martë detaje të reja nga raporti gjeologjik për rrugën “Elbasan-Qafë Thanë”, i...

Lexo më shumë
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com