GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!

13:27 - 17/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”, Berisha: Ta përjashtojë si të padenjë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Presidentit Bajram Begaj, duke e quajtur “peng i aferave korruptive dhe skllav në duart e Edi Ramës”.

Në deklaratën e tij, Berisha e akuzon se “firmos dhe merr para në një bordero private”, duke shkelur rëndë, sipas tij, jo vetëm etikën profesionale, por edhe normat ligjore dhe morale.

Ish kryeministri i bëri thirrje Urdhrit të Mjekëve që të ndërhyjë menjëherë dhe t’i heqë diplomën dhe ta përjashtojë presidentin Begaj si te padenje.

“Neni 89 i Kushtetutës thotë; Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike. Nuk mund të jetë anëtar partie dhe nuk mund të kryejë as veprimtari tjetër private.
As të kryejë veprimtari tjetër private.

A mund të imagjinoni ju, kryetari i shtetit tuaj, për babëzinë e tij të papërmbajtur. Ose nuk ka lexuar 1 faqe e gjysëm që Kushtetuta, disa nene i kushton këtij institucioni, ose i konsideron ato letër e vdekur dhe nuk pyet për to.
Nuk ka gjë më të vetëkuptueshme se presidenti nuk mund të kryejë asnjë funksion tjetër. Se presidenti i ka të renditura në Kushtetutë se çfarë mund të bëjë ato që i thotë Kushtetuta, ose të tjerave që në zbërthim të Kushtetutës i jepen me ligj.
Neni 94 thotë; Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përveç atyre që i njihen shprehimisht me kushtetutë ose që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.

Por për Bajramin, peng i Limionit dhe aferave të tjera korruptive, është një skllav në duart e Edi Ramës dhe xhepave të tij. Shkon firmos, merr para në bordero private. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq menjëherë diplomën. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq diplomën se turpërim më të madh se ky nuk ka.
Por kjo është vetëm kur je në grupin, klanin, bodrumin, shpellën e Edi Ramës mund të bësh në këtë mënyrë.

Të paktën Urdhëri i Mjekut duhet të tregojë integritet dhe ta përjashtojë si të padenjë për këtë akt që ka kryer.
Sigurisht që të gjitha këto do i renditen në dokumente ‘impeachment’, edhe kjo që ka bërë për gjyqtaren Bejtja dhe do jepen për ndjekje penale. Ndjekja penale dhe impeacment janë dy procedura të ndryshme, por unë e ftoj prap të reflektojë, në qoftë se i ka ngelur edhe një kuant i integritetit njerëzor, të largohet menjëherë nga ajo detyrë se e ka turpëruar në mënyrë skandaloze.” tha Berisha.

Etiketa: Begajberishadiplome

Lajme të lidhura

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Drejton trafik ndërkombëtar droge, Gjykata në Brazil lëshon urdhër arresti për Ervin Matën

Seanca në GJKKO ndaj Plarent Dervishajt, thirret të dëshmojë babai i Ervin Matës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com