GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia në funksion të partisë! Urdhri nga ish-Blloku në prag të zgjedhjeve lokale

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Policia në funksion të partisë! Urdhri nga ish-Blloku në prag të zgjedhjeve lokale

Edi Rama - Policia

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit është një tjetër institucion që po përdoret nga mazhoranca dhe drejtuesi i saj, kryeministri Edi Rama, për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Pasditen e 11 Janarit, kreu i qeverisë mblodhi në një takim informal  drejtues të Policisë në qarqe. Në takimin e zhvilluar te vila qeveritare Nr.30, në zonën e ish-Bllokut, ishte prezent dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku, si dhe shefi politik i këtij të fundit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Zyrtarisht, nga policia dhe qeveria nuk pati një prononcim lidhur me takimin dhe qëllimin pse u thirr.

Shqetësimi i opozitës

Ndërkaq, opozita denoncoi se, ishte një “darkë elektorale e Ramës me drejtuesit e policisë”. Në një reagim në rrjetet sociale po atë mbrëmje, Berisha do të shprehej se kemi të bëjmë me “një shkelje flagrante të statusit të Policisë së Shtetit dhe kodit elektoral”.

Për çështjen foli edhe në një deklaratë për mediat një ditë më pas, duke theksuar se “darka ishte një element kriminal elektoral”. Rama, tha Berisha, “nuk ka ndërmend të veprojë ndryshe, përveçse të shkelmojë votën e shqiptarëve”.

“Ftoj çdo demokrat të hapë një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojë çdo akt të tij. Një libër për krimet e Policisë së Shtetit. Udhëzimet e dhënë nga Edi Rama janë goditja fatale për këtë institucion”, u shpreh Berisha, nga selia blu.

Urdhëri i Ramës

Siç mëson Gijotina, shqetësimet e opozitës nuk janë të pabaza.

Burime pranë policisë bënë me dije se një sërë urdhrash për ndryshime në nivel drejtuesish në komisariatet e vendit kanë nisur të vihen në jetë.

Kreu i policisë, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime në nivel zëvendësdrejtorësh dhe shefa komisariati. Ndryshimet, siç bëjnë me dije burime kofidenciale pranë Policisë, vijojnë pikërisht pas porosive të kryetarit të PS-së Edi Rama në darkën te ish-Blloku. Qëllimi, siç mësohet se u urdhërua në atë darkë, është mobilizimi i uniformave blu nën urdhrat e Partisë Socialiste për lokalet e 14 Majit.

Ndryshimet

Shefi i komisariatit Devoll i cili u pezullua më herët pasi dyshohet se lejoi prerjen e paligjshme të pyjeve, është emëruar Kreshnik Alimadhi.

Nga detyra lëviz dhe Edmond Pjetri i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit nr. 2 në kryeqytet. Në vend të tij u emërua Loard Sallaku.

Rokadë për drejtuesit e komisariatit Sarandë dhe Pogradec. Oljon Agollit iu besua drejtimi i komisariatit Sarandë, ndërsa Klodian Kondit komisariati i Pogradecit.

Idriz Daulle u emërua shef i komisariatit Shkodër duke zëvendësuar në detyrë Asllan Shytin.

Ndryshime dhe në nivel zëvendësdrejtorësh, me Elton Alushin i cili  emërohet në Vlorë, ndërsa Ardit Elmazi në Korçë.

Ndryshime, sipas të njëjtave burime, priten dhe ditët në vijim.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Policiazgjedhjet e 14 Majit

Lajme të lidhura

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin
Aktualitet

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste
Aktualitet

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
Para
Gjendje e rëndë nga përmbytjet në Klinë

Gjendje e rëndë nga përmbytjet në Klinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26

Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet dhe po përdor...

Lexo më shumë
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26
Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com