GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Urdhrin e mora nga burgu”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vendosi tritolin në Theth

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Urdhrin e mora nga burgu”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vendosi tritolin në Theth
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Një shpërthim i fuqishëm në një biznes, ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës, ka bërë që të kthehet në Shkodër paniku dhe frika e ngjarjeve të rënda kriminale. Për fatin e shënjestrës, në biznesin e hedhur në erë në atë orë nuk ka pasur asnjë person brenda, por biznesi i shkatërruar është një hotel që shërben edhe si market për zonën, çka do të thotë se është një biznes i shfrytëzuar për turizmin malor në një prej zonave më të frekuentuara në Shqipëri, Theth.

Autori ka marrë rrugën nga shtëpia e tij për në ndërtesën që i shërbente si biznes dy vëllezërve në Theth, ka hedhur lëndën plasëse dhe më pas është larguar, por ka harruar se i gjithë objekti ka qenë i pajisur me kamera sigurie, kamera që kanë mundur të fiksojnë edhe pamjen e autorit.

Policia që është vënë në ndjekje pas marrjes së informacionit të parë ka mundur ta sjellë në pranga, ndërkohë që ai ka pranuar se ka marrë porosi, e madje nga burgu, për të sulmuar me tritol biznesin në Theth. Pamjet e siguruara nga policia tregojnë momentin kur autori me çadër afrohet tek hoteli dhe pasi vë tritolin largohet.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale në hotelin që është në pronësi të shtetasit Çesk dhe Ardjan Breishta. Brenda pak orësh policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorin e dyshuar, i cili mësohet se është Frederik Paplekaj. “Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39- vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike” informoi sot policia e Shkodrës.

Gjatë marrjes në pyetje 39-vjecari ka deklaruar se porosinë për vendosjen e tritolit e kishte marrë nga burgu por nuk ka pranuar të japë detaje të tjera.

Prej muajsh Shkodra me rrethina kanë pasur ngjarje të rënda kriminale, ndërsa ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndonëse duket se ka motiv konkurrencën, ka bërë që grupi hetimor të kërkojë të dhëna nga disa organe ligjzbatuese. Pritet rrëfimi i autorit për të mësuar se cilët janë porositësit, pasi autori dhe të zotët e biznesit nuk rezultojnë të kenë probleme me njëri-tjetrin!

Etiketa: Dëshmitritol theth

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Vota e Diasporës, Rama mbedh në seli drejtuesit politikë

Vota e Diasporës, Rama mbedh në seli drejtuesit politikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com