GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Urgjent se ka varur veten”, zbulohet dinamika e vetëvarjes së Metajt

18:46 - 24/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Urgjent se ka varur veten”, zbulohet dinamika e vetëvarjes së Metajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilvi Meta 31 vjeç humbi jetën më 4 Maj 2022 brenda Komisariatit të Policisë së Kavajës ku u vetëvar. I riu ishte arrestuar si i dyshuar për vjedhje banese, por teksa mbahej i ndaluar në në dhomat e shoqërimit të Komisariatit të Kavajës, vari veten me litar.

Emisioni “Uniko” e ka trajtuar këtë histori me dëshmi dhe prova nga dosja hetimore. Bexhet Berberi, punonjës i patrullës në Policinë e Kavajës, u arrestua së bashku me 2 policë të tjerë për shpërdorim detyre për vetëvarjen e Ilvi Metës.

Në një intervistë për emisionin Uniko, ai ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes më 4 Maj 2022.

“Unë atë ditë kam qenë turni i dytë. Shkova në komisariat në orën 14:00. Mora shërbimin dhe një person ishte i shoqëruar. Kur ka një person të shoqëruar, rri një punonjës policie për 1 orë, 2 orë, 3 orë deri sa të arrestohet ose të nxirret. Në ato momente aty isha unë në shërbim. Nga ora 14:00 deri në orën 16:00 unë kam qëndruar me të ndjerin Ilvi Meta te dhomat e shoqërimit.

Në orën 16:00 njofton oficeri, e mora e çova te OPGJ-ja Novruz Duro, 10 metra larg. Novruzi i komunikoi urdhrin e arrestit se thotë kanë dalë shenjat e gishtave nga gjykata për vjedhje banesash. I bëri procesverbalin për sende të palejuara që ka me vete, e kontrolloi edhe Novruzi edhe unë dhe i shkruajti procesverbalin që nuk ka sende të palejuara me vete.

OPGJ filani, i pranishëm unë. E mora, e çova tek oficeri i rojes. Njoftova oficerin, erdhi oficeri hapi derën e dhomës së paraburgimit. Te dera e futëm brenda, e kontrolloi punonjësi i policisë që është brenda.

Kontrolli i tretë. Unë nuk futem brenda pastaj, unë iki dal në qytet. Nga ora 16:10, unë kam dalë në qytet deri në orën 19:30 që ka ndodhur ngjarja”, thotë ai.

Oficeri Bexhet Berberi tregon edhe se si e mësuan kur 31-vjeçari u vetëvar.

“E morëm vesh sepse njoftoi salla, oficeri. Njoftoi patrullën e parë nr.1, unë isha patrulla nr.2. Tha urgjent në komisariat se personi ka varur veten.

E kanë marrë patrulla, e ka çuar te spitali. Në ato momente shkuam edhe ne te spitali. Unë nuk e kam transportuar. Shkuam te spitali, aty vjen komandanti, shefi i rendit. Thanë nuk ka shenja jete. Pastaj unë ika, dola në qytet”.

Etiketa: komisariatvetevarjayli metaj

Lajme të lidhura

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
“I kam provat, publikohen shumë shpejt”, Corona kërcënon sërish

“I kam provat, publikohen shumë shpejt”, Corona kërcënon sërish

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com