Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave”
Julika Prifti
Befasia e një urimi
Për 91 vjetorin e ditëlindjes së babait doja të risillja kohët e koncerteve të Vjenës nga Shqipëria por duke i shtuar një befasi, një urim nga Shkëlzen Doli, violinisti i talentuar shqiptar i Orkestrës Simfonike me famë botërore. Mezi prita përfundimin e koncertit simfonik në Carnegie Hall parmbrëmë, dhe me pak druajtje vajta ta uroja bashkatdhetarin, të cilin nuk e njoh por e kisha parë në një shfaqje në Tiranë. Megjithatë e kisha vendosur se do t’i lutesha të shkruante në programin e Carnegie Hall një urim për babin.
Njohjen me Orkestrën Simfonike të Vjenës e kujtoj se nisi në fund të viteve 1960 në Shqipërinë e kohës së regjimit hoxhist. Koncerti i Vjenës, një traditë e botës muzikore e mirëpritur nga të gjithë, mblidhte shumë të afërm e miq në shtëpinë tonë, të cilët vinin enkas në 1 janar për të uruar vitin e ri. Meqë asokohe aparatet televizive ishin të paktë, të gjithë e linin vizitën në orarin e programit të shumëpritur që të shijonin valset e marshet nga fisi i madh i kompozitorëve Strauss, dhe gjithashtu adhuronin pjesët koreografike që shoqëronin disa pjesë të koncertit njëorësh. “Dhoma e televizorit” mbushej plot dhe përngjante me një sallë të sajuar koncerti ndërsa mobiljet e orenditë shtëpiake ngjante se merrnin një hije klasike nga ajri që përçonte tingujt e muzikës austriake. Babait dhe neve na dukej se për një orë nuk ishim më në Shqipërinë e zymtë dhe të izoluar, se për një orë edhe ne ishim pjesë e Europës, pjesë e Vjenës. Kaq shumë ishte brendësuar lidhja emocionale e shpirtërore me Simfoninë e Vjenës sa kur erdhëm në Nju Jork vajtja në koncertet e filamornisë së saj, e cila jep tri koncerte në Carnegie Hall na jepte edhe ndjenjën e një lloj ngadhënjimi mbi sistemin e rrëzuar dhe të dështuar.
Tek prisja të dilte violinisti i famshëm shqiptar, pashë një burrë me sy bojëqielli, me flokë të zeza, dhe trup të derdhur, dhe ju afrova sakaq duke e pyetur shqip “Ju jeni Shkëlzen Doli?” Ai nuk u përgjegj dhe unë mendova se nga zhurma e njerëzve të mbledhur rrotull tij për ta takuar nuk më kishte dëgjuar. “Ju jeni Shkëlzen Doli?” përsërita pyetjen duke uruar që mosmarrëveshja të ishte dëgjimore.
-Ich spreche nur deutch, – erdhi përgjigja e tij.
-Oh, so, dann du bist nicht Shkelzen Doli – i thashë unë.
-Shkelzen ist nicht hier, – sqaroi ai.
Aty për aty mu fshi buzëqeshja teksa ndieja sesi ideja për një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e babit po mbetej vetëm një dëshirë e mirë. Pranë meje violinisti dhe koncert maestri austriak Rainer Honeck po fotografohej me adhuruesit e tij. Mendova të mos e humb rastin për të bërë foto me të dhe i shpreva keqardhjen që nuk munda ta takoja bashkatdhetarin tim.
-Po ne kemi edhe një shqiptar tjetër në orkestër, – më tha ai. – Celisti Edison Pashko.
“Zbulimi” i një shqiptari tjetër në Simfoninë e Vjenës më erdhi edhe mua si një dhuratë të cilën ia përcjell sot babait në përvjetorin 91 të ditëlindjes bashkë me urimet për shëndet të mirë dhe për të ardhur vitin tjetër në Carnigie Hall në koncertin simfonik të Vjenës me dy bashkatdhetarë, e mbase edhe të tjerë!
Skenarë
Redakto
1976: Pika e ujit
1976: Zani partizani
1978: Udha e shkronjave
1982: Era e ngrohtë e thellësive
1984: Kush vdes në këmbë
1984: Fejesa e Blertës
1988: Tre vetë kapërxejnë malin
U lind në Rehovë të Kolonjës, ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaron Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punon një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjes.
Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1991, emigron në Amerikë (New York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe. Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, detyrë që e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.
Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, New York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe “Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të”.
Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.
Tregimi : “Dimri i Uris ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Autori pranohet anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore Naji Naaman.
Discussion about this post