GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

USAID dhe CBS sjellin platformën që ndihmon sipërmarrjet shqiptare

në Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
USAID dhe CBS sjellin platformën që ndihmon sipërmarrjet shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në bashkëpunim me Creative Business Solutions (CBS), një firmë konsulence biznesi, ka filluar një zgjidhje rajonale FinTech të quajtur LORES+. Kjo platformë e re do t’u mundësojë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të aplikojnë për kredi online dhe të kenë akses në informacione mbi mundësitë financiare të disponueshme për të rritur bizneset e tyre, duke u kursyer atyre kohë dhe përpjekje.

LORES+ është mjeti dhe iniciativa më e fundit e mbështetur nga USAID për të nxitur NVM-të në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Si një zgjidhje dixhitale, LORES+ bazohet në suksesin e LORES 1.0, i cili gjithashtu u zhvillua me mbështetjen e USAID-it përmes projektit të mëparshëm SmartCapital. LORES+ pritet të ketë një ndikim më të madh, veçanërisht për shkak të potencialit të tij për t’i shërbyer të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Duke fuqizuar NVM-të, LORES+ do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Platforma do të nxisë rritjen ekonomike dhe inovacionin, duke çuar në një ekonomi më konkurruese dhe të pasur.

Duke folur në lancimin e LORES+, Z. Demian Smith, Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, tha: “Bizneset e vogla luajnë një rol kritik në nxitjen e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri, këto grupe përfaqësojnë mbi 95% të bizneseve dhe punësojnë mbi 80% të fuqisë punëtore. Megjithatë, ata marrin vetëm një të katërtën e financimit total nga institucionet financiare. Për të përmirësuar qasjen e bizneseve të vogla në financa, Qeveria e SHBA-së mbështeti zhvillimin e platformës LORES+ nëpërmjet aktivitetit tonë rajonalë USAID CATALYZE Engines of Growth”.

Gjatë aktivitetit të lancimit, Z. Enio Jaco, themelues i CBS dhe president i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, prezantoi platformën e re dhe veçoritë e saj, duke theksuar se nga LORES+ do të pëfitojnë SME-të dhe institucionet financiare.

“Do t’u mundësojë NVM-ve të kenë qasje në kapital në një mënyrë më efikase, me procedura aplikimi që zgjasin më pak se 90 sekonda, mbështetje falas të këshilltarëve tanë personalë LORES dhe norma më të larta të miratimit të kredisë (90%). Nga LORES+ do të përfitojnë gjithashtu bankat dhe institucionet e tjera financiare duke tërhequr klientë të rinj të verifikuar me një normë rreziku jashtëzakonisht të ulët (1% NPL). Për më tepër, LORES+ do të ofrojë përmbajtje arsimore falas për të përmirësuar njohuritë financiare të NVM-ve dhe do t’i udhëzojë ato në zgjedhjen e produkteve financiare më të përshtatshme nga ato të disponueshme në tregjet lokale, me fokus në produkte të veçanta ose të reja si financimi me fatura, dhe biznese në pronësi të grave ose të menaxhuara nga gratë”, tha Jaco.

LORES+ është një projekt rajonal që tani po fillon në Shqipëri dhe më vonë do të zgjerohet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Synimi është të mundësojë aplikime për kredi që do të arrij në një shumë minimale rreth 12 milionë dollarësh, duke përfituar 285 NVM gjatë 2.5 viteve të ardhshme.

CBS është një kompani konsulence biznesi dhe organizatë e zbatimit të projekteve në Shqipëri e themeluar në vitin 2012. Misioni i CBS është të drejtojë projekte të rritjes së qëndrueshme ekonomike nëpërmjet praktikave novatore, të përqendruara te klientët dhe praktikave miqësore me mjedisin. CBS konsulton dhe zbaton zgjidhje për sipërmarrësit lokalë, organizatat, donatorët dhe institucionet financiare, duke ofruar shërbime të vlefshme dhe efektive që gjenerojnë rritje ekonomike në sektorët ekonomikë në zhvillim.

Aktiviteti i USAID CATALYZE Engines of Growth (EoG) (2020-2024) ndihmon rritjen dhe krijimin e vendeve të punës të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në Ballkanin Perëndimor duke përmirësuar qasjen e tyre dhe përdorimin e financave të përshtatshme. EoG ndihmon në mobilizimin e kapitalit për të mbështetur NVM-të dhe vendet e punës të qëndrueshme në vazhdën e COVID-19 në një afat të shkurtër dhe promovon përmirësimin e financimit të rritjes së NVM-ve në afat të gjatë, me fokus në NVM-të në pronësi të grave dhe të udhëhequra nga gratë./Marrë nga AgroWeb

Etiketa: CBSsipermarrjet shqiptareUSAID

Lajme të lidhura

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej
Aktualitet

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës
Aktualitet

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos
Aktualitet

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

21:18 - 18/05/26
Para
Të hënën mësohet fati final i ‘ekzistencës’ së Juves

Të hënën mësohet fati final i ‘ekzistencës’ së Juves

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së
Breaking Views

Mereme Sele padit Berishën, kërkon pezullimin e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së

23:00 - 18/05/26

Mjekja Mereme Sele ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku kërkon pezullimin e zgjedhjeve të 23...

Lexo më shumë
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

E rëndë në Kuçovë, 45-vjeçari çarmatos policin dhe e plagos

21:18 - 18/05/26
“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

“Provimet e jurisprudencës do të jepen në shqip”/ Tubimi i studentëve në RMV, reagon zëvendëskryeministri Sali

21:06 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com