GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Policinë e Shtetit ka një dashuri më të madhe për qentë agjentë se sa për policët e thjeshtë. Shuma të mëdha lekësh shkojnë çdo vit për ushqimin e Institutit të Përgatitjes së Qenëve të Policisë. Gjthnjë e më pak për policët!

Dhe sa më i madh bëhet fondi, aq më i madh është korrupsioni me tenderin. Sidomos tani që tenderat e Policisë së Shtetit i ka marrë në dorë ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe, abuzimi duket haptazi.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit në Agjencinë e Prokurimit Publik, më 24 mars 2026, Fondi i prokuruar me objekt “Blerje ushqim koncentrat për qen dhe këlysh” për Institutin e Përgatitjes së Qenëve të Policisë është mbi 512 milionë lekë.

Bëhet fjalë vetëm për një lloj ushqimi, sepse qentë marrin edhe produkte të tjera.

Por cila është sasia e ushqimi që do të furnizohet me këtë fond të madh? Shifra është fryrë edhe nga mbledhja e fondeve për 3 vjetët e ardhshme së bashku. Furnizimi do te behet nga biznesmeni Albert Metani.

Në këtë tabelë shihet se Instituti do të marrë në dorëzim brenda dy muajve 101 417 kg ushqim koncentrat për qen të rritur dhe 23 740 kg ushqim koncentrat për këlysh.

Sipas të dhënave zyrtare, të konsultuara nga ana jonë, Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit ka në organikën e tij mesatarisht 65 deri në 80 qenë që kryejnë kurset e stërvitjes. Duke e llogaritur këtë sasi që blihet për 3 vjet, rezulton për secilin qen mesatarisht 1.6 deri në 2 kg koncentrat në ditë.

Nga praktika dhe studimet, një qen i rritur mund të konsumojë maksimumi, për racat e mëdha, deri në 600 g koncentrat në ditë. Ndërsa për racat mesatare llogaritet në 180g – 300g koncentrat në ditë. Për më tepër, racat e vogla dhe këlyshët nuk konsumojnë më tepër se sa 50-100g në ditë.

Ndërkaq, zyrtarët e Policisë pakësojnë cdo vit fondet për ushqimin e efektivëve të thjeshtë. Për kateringun e ushqimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë prokurohet mesatarisht 178 milionë lekë në vit. Pra, afro 3 herë ma pak se sa për Institutin e Përgatitjes së Qenve.

Ky është tenderi me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë” i zhvilluar në qershor 2022.

Sipas tabelës së ushqimit të prokuruar për policët e Tiranës, llogaritet cmimi 630 lekë për një racion.

Akoma më pak ushqim porositet për drejtoritë ee tjera të Policisë dhe komisariatet.

Ndersa ky është tenderi me dy flamuj të kuq korrupsioni i mbajtur më 26 janar 2025. “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi (Katering) për Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan” e ka fondin limit afro 37 milionë lekë.

Në 3 mars 2025 u zhvillua tenderi për katering për Policinë e Sarandës. Sipas këtij dokumenti janë porositur 39 milionë lekë ushqime për efektivët.

Kurse ky dokument tregon ushqimin e porositur me tenderin e datës 26 shkurt 2026 për Njësinë e Sgurisë Publike Tiranë. Kompanina ka përfituar me “Flamur të kuq” fondin afro 77 milionë lekë.

Nga shembujt e treguar, nuk mungon abuzimi, por fondet janë më të vogla se sa ato që i akordohen Institutit të Përgatitjes së Qenve.

Për bizensmenin e kësaj fushe Albert Metanin ka qenë gjithnjë e lehtë për të përfituar tenderat. Por tashmë fondet janë fryrë dhe fitimi është më i madh. Arlinda Pogaj, vartësja veterane e Gonxhes, drejton Operatorin e Blerjeve të Përqendruara, që ka organizuar tenderin. Për Albert Metanin është eliminuar menjëherë konkurrrenti. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”. Ky është klasifkimi i bërë nga Open Data Albania, që e shënon me “Flamur të Kuq”. Kujtojmë se ky është sinjal për riskun e korrupsionit.

Tenderi është mbajtur më 19 janar 2026 dhe kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë.  Megjithëse operatori i skualifikuar kishte ofertë me 30 milionë lekë më pak se sa Albert Metani, kompania e tij është shpallur fituese. Vendimi u bë i njohur më 6 shkurt 2026.

Duke llogaritur se nga ky korrupsion do të mbetet shumë ushqim për qentë në Institutin e Përgatitjes, kemi një sugjerim për autoritetet. Le të bëjnë bamirësi duke ia kaluar tepricen Qendrës së Strehimit të Qenve Endacakë të Bashkisë Tiranë. Ky institucion prokuron 5 herë më pak se sa Instituti, megjithëse e ka kapacitetin për të strehuar 500 qenë.

gijotina.com/

Etiketa: Blendi Gonxhetenderi i ushqimit per qente

Lajme të lidhura

(VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë!
Breaking Views

(VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë!

18:23 - 31/03/26
Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës
Breaking Views

Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës

18:12 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Para
“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS

“Çfarë i tha Edi Rama njërës...?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë!
Breaking Views

(VIDEO) Ndeshja me Turqinë/ “Jemi me ju djema”, Vjosa Osmani: Me Kosovën përgjithmonë!

18:23 - 31/03/26

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë një mesazh në facebook në mbështetje të futbollistëve. Në reagimin e saj Osmani...

Lexo më shumë
Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës

Pas Braçes në Tiranë, Arben Malaj: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës

18:12 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Radhë e gjatë/ Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës

Radhë e gjatë/ Tifozët shqiptarë bëhen bashkë, nisen drejt Kosovës

17:38 - 31/03/26
“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS

“Çfarë i tha Edi Rama njërës…?” Kryeministri reagon pas përplasjes me Spiropalin në mbledhjen e PS

17:23 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com