GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ushqimi i çerdheve/ Eriselda Sefa i jep 133 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

12:59 - 28/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa po e çon fondin e caktuar në duar të pasigurta përmes një procedure në shkelje të ligjit

Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa po e çon fondin e caktuar në duar të pasigurta përmes një procedure në shkelje të ligjit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situatë korrupsioni në prokurimin e ushqimeve për çerdhet, kopshtet dhe konviktet në Lushnjë. Kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa po e çon fondin e caktuar në duar të pasigurta përmes një procedure në shkelje të ligjit.

Më datë 25 mars 2024, Sefa ka mbyllur prokurimin me objekt “Blerje buke, artikuj bulmetore, artikuj ushqimorë dhe fruta perime, mishi dhe nënprodukte të tij për nevojat e kopshteve, çerdheve dhe konviktit”. Për të blerë këto ushqime për fëmijët janë planifikuar 133 milionë lekë.

Sipas dokumenteve të tenderit, pas thirrjes është paraqitur vetëm oferta e firmës “ 4S shpk” në pronësi të Xhino Sinanit.

Ligji kërkon që në mungesë të konkurrencës tenderi duhet të anulohet dhe të rishikohet për gabime apo ekzagjerime në kriteret e vendosura. Po ashtu, konkurrenca do ta kursente disi fondin që do të shpenzohet.

Por, Sefës i ka shkuar përshtat kjo situatë, duke mbaruar punë shpejt me kontratën. Kështu ndodhi, më datë 25 mars 2024, kur firma e Xhino Sinanit u shpall fituese, pa garë fare, me propozimin 130 milionë lekë. Sigurisht për këto shkelje flagrante të ligjit, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”, si një shenjë alarmi për korrupsionin.

Bashkëpunëtori i korruptuar

Nga ana tjetër, biznesmeni që përfitoi kontratën ka një kaluar të mbushur me abuzime. Si mund t’i besohet blerja e ushqimeve të fëmijëve një biznesmeni që më parë është dënuar për korrupsion?

Shpjegojmë këtu se firma ‘4S’ drejtohet nga Xhino Sinani, por themeluesi dhe drejtuesi real i saj është babai i tij Shemsi Sinani, i cili me firmën “Sinani Trading” shpk është akuzuar më parë për vjedhje me tenderat. Më parë kompania quhej  “M. B. KURTI” SHPK, por pas shumë abuzimeve dhe numrit të lartë të tenderave ndryshoi emri në “Sinani Trading” shpk, për t’i shpëtuar drejtësisë. Gjithsesi në vitin 2018 aferat e kësaj kompanie u zbuluan dhe pronari i saj  Shemsi Sinani doli para drejtësisë.

Kujtojmë se, bëhet fjalë për skandalin ku u përfshi ish-zëvendës drejtori i burgjeve, Iljaz Labi.

Drejtori bashkë me Shemsi Sinanin kishin abuzuar dhe zhvilluar në shkelje të ligjit tenderin për blerjen e ushqimeve në burgje.

Sinani, kreu i kompanisë “Sinani Trading” shpk kishte fituar tenderin pa garë dhe me probleme në dokumentacione, asaj kohe Gjykata e Lartë vendosi katër vite burg për të. Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin. Administratorët e këtyre shoqërive me në krye Shemis Sinanin paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Por, pavarësisht këtij skandali, kompania e Shemsi Sinanin vazhdon të gllabërojë tendera me një emër të ri.

Duke bashkëpunuar me biznesmenë të tillë Sefa po ndjek gjurmët e paraardhësit të saj Fatos Tushe, që u dënua me burg për korrupsion me tenderat.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimEriselda Sefared flagShemsi Sinanishkleje ligjoretender pa gareushqim per cerdhetxhino sinani

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Ish-ministri dhe ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa në SPAK

Ish-ministri dhe ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com