GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ushqimi i çerdheve, Nuri Belba i jep 44 MLN lekë dënuarit për korrupsion

13:28 - 01/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushqimi i çerdheve, Nuri Belba i jep 44 MLN lekë dënuarit për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Njazi Prençi bëhet fenomen. Kompania e tij mund të furnizojë gjithçka, kudo dhe kurdoherë qoftë. Ai i ka kapacitetet pa limit, sepse kryefjala e prokurimeve është korrupsioni. Këtu hyn mjeshtëria e tij e certifikuar edhe nga organet e drejtësisë, që e kanë dënuar për këtë vepër penale.

Gijotina.com ka raportuar disa herë abuzimet me tenderat ku merr pjesë Prençi. Kështu, ishte tenderi i mishit të Luanit në Kopshtin Zoologjik, ushqimit të fëmijëve në Jetimoren Durrësit dhe në shumë institucione të tjera.

Këtë herë, Prençi i ka shtrirë tentakulat e përfitimit në bashkinë Përrenjas. Më datë 14 shkurt 2024, kryetari i bashkisë Nuri Belba ka hapur tenderin me objekt  ‘Blerje ushqime për kopshtin dhe çerdhen’ ku i është lënë në dispozicion 44 milionë lekë. Sipas dokumenteve do të blihen patate dhe arra për fëmijët e çerdhes. Për këtë tender janë paraqitur vetëm dy oferta nga M.C.CATERING dhe Nelsa shpk, ku kjo e fundit është skualifikuar se nuk ka vërtetuar që ka “kapacitet teknik”.

Kështu kontrata u lidh menjëherë me firmës M.C.CATERING, e cila kishte ofertën me të njëjtin vlerë me fondin limit. Por, kur në skemë hyn një biznesmen si Njazi Prençi, kryebashkiakët nuk i shohin fare këto detaje.

Ne e kemi theksuar disa herë që Njazi Prençi ka krijuar monopol për furnizimin me ushqime në të gjitha njësitë vendore. Të dhënat nga Thesari i shtetit tregojnë që në katër vitet e fundit kjo firmë ka përfituar 5.3 milionë euro përmes kontratave që ka lidhur me bashki të ndryshme.

Këtë tender për arra dhe patate, Prençi e ka fituar edhe në vitin 2023 nga Bashkia Përrenjas me një fond 41 milionë lekë. Pra fondi është rritur.

Prededenti penal

Ish-kryebashkiaku i PD në Krujë Shkëlzen Hoxha është gjetur fajtor dhe dënuar me dy vite burg, pasi, gjatë gjykimit, është provuar se ai ka abuzuar me një tender për sistemimin e një përroi në Krujë.

Njazi Prençi në këtë proces është marrë i pandehur nga prokuroria, pasi ishte administratori i kompanisë “Regli”, e cila kishte fituar tenderin në Bashkinë Krujë, për të kryer sistemimin e përroit, investim ky, që synonte të shmangte përmbytjet. Prençi është gjetur fajtor dhe dënuar me dy vite burg. Veç Prençit, gjykata ka dënuar me 5 milionë lekë të reja gjobë kompaninë “Regli”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Krujës ka rezultuar se vlera në terren e investimit në këtë projekt është shumë më e vogël, duke arritur në konkluzionin se ish-kryetari i Bashkisë dhe administratori i kompanisë, që fitoi procedurën e prokurimit, kanë vjedhur mbi 8 milionë lekë të reja. Janë konstatuar problematikën në terren, pas ankesave të qytetarëve të ndryshëm. Sipas shqetësimit publik, në dimrin e vitit 2014, zona Ura e Madhe-Krujë u përmbyt nga shirat e shumtë.

Çudirat e Belbës

Aferat e kryebashkiakut Belba, përveç se janë abuzime të hapura më ligjin, janë të çuditshme dhe të nxituara. Bashkia blen dru zjarri tani që ka trokitur pranvera. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Blerje dru zjarri për shkollat, kopshtet, çerdhet dhe institucionet në varësi të Bashkisë Prrenjas’, për të cilin janë lënë në dispozicion 60 milionë lekë.

A nuk mund të priten drutë disa muaj më vonë dhe me këto lekë të mbyllej ndonjë punë më urgjente? Në fakt ky tender është hartuar për t’i xhiruar fondin firmës që është shpallur fituese pa të drejtë. Shohim se fillimisht janë paraqitur dy oferta, por edhe pse kishte ofertën më të lirë, kompania “ALCANI” shpk është skualifikuar nga gara në fazën e parë.

Kështu në mbajtjen e tenderit më datë  4 mars 2024 ka mbetur mbi tryezë vetëm zarfi i kompanisë KOPAÇI SHPK (K27713629E). Pra, pasi ka eliminuar konkurrenten, Belba i fali kontratën kompanisë tjetër, e cila ka xhiruar në arkën e vet 60 milionë lekë (pa TVSH). Për këtë abuzim të hapur, Open Data Albania i ka vendosur ‘Flamurin e Kuq’  këtij prokurimi, për të treguar riskun e korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bashkia perrenjasnjazi prenciNuri Belbatendero

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Nesër ngrihet komisioni i dytë hetimor, sistemi TIMS në lupën e…

Nesër ngrihet komisioni i dytë hetimor, sistemi TIMS në lupën e...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com