GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Cikli shkollor përfundoi, Qeveria kujtohet për premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Cikli shkollor përfundoi, Qeveria kujtohet për premtimin e pambajtur për ushqimin pas mësimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse programi “Pas shkolle” i cili synon zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në shkollat publike dhe ofrimin e ushqimit, do të zbatohet për të gjithë sistemin 9-vjeçar në Shqipëri (nga klasat e para deri në klasat e 9) sipas llogaritjeve të Ministrisë së Arsimit, nevojitet të përballohet një kosto financiare prej 19.4 mld lekë në vit apo rreth 203 mln euro në vit.

Nëse programi do të zbatohet i plotë, Ministria e Arsimit llogarit dhënien e ushqimit për 222 mijë nxënës me një kosto ditore prej 500 lekë, për 175 ditë në vit (ditë mësimore për ushqim).

Por nga ana tjetër Ministria e Arsimit llogarit disa skenarë kostoje me të ulëta, nëse ushqimi do të ofrohet për 10, 20% të nxënësve që vlerësohet si skenari bazë, apo për 30 deri në 50% të nxënësve që frekuentojnë arsimin publik në vend.

Kostoja financiare për ofrimin e ushqimit për të gjithë nxënësit e shkollave publike të arsimit 9-vjeçar, por edhe disa skenarë të tjerë të llogaritjes se kostove për ofrim të ushqimit për 10 deri 50% të nxënësve janë bërë publike në projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 666, datë 10.10.2019, të këshillit të ministrave “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar ne institucionet arsimore publike”, i ndryshuar

Por në projektvendimin e hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit është propozuar që si e drejtë kjo t’iu përcaktohet njësive të vetëqeverisjes vendore që nëse kanë mundësi financiare të ofrojnë shërbim ushqimi në institucionet e arsimit bazë që janë në territorin që ato mbulojnë.

“Në këtë kuadër propozohet, që shërbimi të ofrohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore me miratimin e ministrisë përgjegjëse për arsimin, garantohet koordinimi ndërmjet pushtetit vendor dhe atij qendror dhe në ofrimin e këtij shërbimi të zbatohen në mënyrë të rregullt, të kontrolluar dhe në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore”, theksohet në relacionin projektvendimit.

Kostoja për ushqimin tek arsimi fillor llogaritet 110 mln euro

Por që ky shërbim të ofrohet në mbarë vendin, Ministria e Arsimit llogarit se kostoja për ofrimin e ushqimit për 121,5 mijë nxënës që frekuentojnë arsimit fillor publik nevojiten një buxhet vjetor prej 10.6 mld lekë në vit apo 110 mln euro.

Ministritë llogarisin se kostoja ditore e ushqimit për një nxënës do të jetë 500 lekë/ditë dhe ushqimi do të ofrohet për 175 ditë shkollore.

Por koston e ofrimit të ushqimit ministritë llogarisin disa skenarë kostoje.

Nëse ushqimi do të ofrohet për 10% të nxënësve apo për 12,154 nënës kostoja llogaritet rreth 1 mld lekë apo rreth 11 mln euro.

Skenari për 20% të nxënësve që konsiderohet edhe skenari bazë (24,309 × 500 × 175 = 2,127 037,500 lekë.

Skenari për 30% të nxënësve llogarit një kosto prej rreth 3,1 mld lekë dhe për 50% të nxënësve llogaritet kostoja prej 5,3 mld lekë.

Kostoja e ushqimit për arsimin 9–vjeçar llogaritet 92 mln euro

Në total për ofrimin e programit “Pas shkolle” për 100,657 nxënës të arsimit 9 vjeç publik llogaritet një kosto financiare prej 8,8 mld lekë në vit apo rreth 92 mln euro në vit.

Edhe për këtë sistem shkollor Ministria e Arsimit llogarit disa skenarë kostoje.

Nëse ushqimi do të ofrohet për 10% të nxënësve llogaritet një kosto prej 880.7 mln lekë.

Për 20% të nxënëseve, që edhe për klasat nga e 6 deri në 9-n vlerësohet si skenar bazë kostoja llogaritet 1,7 mld lekë në vit.

Dhe për 50% të nxënësve kostoja llogaritet rreth 4.4 mld lekë në vit.

Çfarë synon programi “Pas shkolle”

Programi “Pas Shkolle” synon të ofrojë mbështetje shtesë për nxënësit përmes aktiviteteve arsimore, kulturore dhe sportive pas përfundimit të orarit mësimor. Ky model rrit kohën që nxënësit kalojnë në ambientet e shkollës dhe kërkon masa mbështetëse që garantojnë mirëqenien dhe përqendrimin e tyre gjatë gjithë ditës. Në këtë kuadër, ofrimi i ushqimit në shkollë konsiderohet një element kyç për funksionimin efektiv të këtij programi.

Mbështetje për modelin e shkollës me kohë të zgjatur Sigurimi në i ushqimit në shkollë mbështet qëndrimin e zgjatur të nxënësve institucion, duke garantuar energjinë dhe mirëqenien fizike të nevojshme për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e programit “Pas Shkolle”.

Përmirësimi i rezultateve në të nxënë shqyerja e rregullt dhe e balancuar ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin, memorien dhe performancën akademike të nxënësve. Integrimi i ushqimit me ktivitetet mbështetëse pas mësimit mund të rrisë efektivitetin e ndërhyrjeve arsimore dhe të përmirësojë rezultatet në të nxënë.
Promovimi i barazisë dhe përfshirjes sociale Programi i ushqimit në shkolla ndihmon në reduktimin e pabarazive sociale, duke siguruar që të gjithë nxënësit, veçanërisht ata nga familje me më pak mundësi ekonomike, të kenë akses në një vakt të shëndetshëm gjatë qëndrimit të zgjatur në shkollë.
Rritja e pjesëmarrjes në programin “Pas Shkolle” Ofrimi i ushqimit në shkollë rrit motivimin e nxënësve dhe besimin e prindërve për pjesëmarrjen në aktivitetet pas mësimit, duke kontribuar në rritjen e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së programit nëpërmjet shkronjës “h” të pikës 1 të projektvendimit parashikohet se pas pikës 22 shtohet pika 22/1 që përcakton se njësitë e vetëqeverisjes vendore, me fondet e tyre buxhetore apo transfertës nga buxheti i shtetit, për institucionet arsimore parauniversitare publike në territorin që mbulojnë, mund të ofrojnë shërbimin e ushqimit për nxënësit, në përputhje me standardet dhe rregullat e miratuara nga autoritetet përgjegjëse për ushqimin./ Monitor

Etiketa: programshollaushqim

Lajme të lidhura

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian
Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin kolumbian

13:47 - 30/06/26
Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela
Aktualitet

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

13:36 - 30/06/26
Gjekmarkaj: Kur një popull vendos të mos ketë më frikë, nuk ka kolltuk që e shpëton pushtetin
Aktualitet

Gjekmarkaj: Kur një popull vendos të mos ketë më frikë, nuk ka kolltuk që e shpëton pushtetin

13:28 - 30/06/26
Para

Kishin përvetësuar toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botë

Sekretari Amerikan për Sigurinë nuk e përmban entuziazmin: Kërceva nga gëzimi pas largimit të Iranit

14:19 - 30/06/26

Irani u eliminua nga Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës dhe kjo ka shkaktuar entuziazëm te madh te Sekretari Amerikan...

Lexo më shumë
Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

14:01 - 30/06/26
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO dënon me 14 vite burg kimistin kolumbian

13:47 - 30/06/26
Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

Vrasja e Endri Goxhajt, vetëdorëzohet pas 2 muajsh arrati Marjaldo Nela

13:36 - 30/06/26
Gjekmarkaj: Kur një popull vendos të mos ketë më frikë, nuk ka kolltuk që e shpëton pushtetin

Gjekmarkaj: Kur një popull vendos të mos ketë më frikë, nuk ka kolltuk që e shpëton pushtetin

13:28 - 30/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com