GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ushtarët që luftuan talibanët i druhen kthimit në Afganistan

në Aktualitet, Bota, Breaking Views
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushtarët që luftuan talibanët i druhen kthimit në Afganistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Afganët që jetojnë ilegalisht në Iran dhe Pakistan, janë në rrezik nga dëbimi, dhe ushtarët që kanë luftuar kundër talibanëve tani në pushtet, kanë frikë se kthimi i tyre në atdhe, do të nënkuptonte vdekje të sigurt.

Dhjetëra mijëra ish-anëtarë të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit – të cilat kanë përfshirë ushtrinë e ish-Qeverisë afgane, forcat speciale, policinë kombëtare dhe shërbimin e inteligjencës – kanë ikur në vendet fqinje, pasi talibanët kanë marrë pushtetin në gusht të vitit 2021.

Ata u janë bashkuar miliona afganëve që janë vendosur në Pakistan dhe Iran gjatë katër dekadave të fundit të luftës, varfërisë dhe trazirave politike në Afganistan.

Por, javëve të fundit, Pakistani ka përmbushur urdhrin e tij që rreth 1.7 milion afganët në këtë vend, që nuk e kanë dokumentacionin e duhur, të largohen deri më 1 nëntor.

Vendimi ka bërë që mbi 300.000 njerëz të kthehen në Afganistan dhe është pasuar me bastisje policore dhe dëbime të detyruara.

Irani, po ashtu, ka marrë qëndrim të ashpër kundër afganëve që jetojnë ilegalisht në këtë vend. Kohëve të fundit, ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ka deklaruar dy herë se ata që nuk kanë status ligjor, do të kthehen në Afganistan. Kërcënimi prek rreth 4.5 milionë afganë që jetojnë në Iran – shumica e të cilëve kërkojnë strehim dhe punë të përkohshme.

Fahimi, një ish-ushtar afgan që jeton në Pakistan, thotë për Shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë se i frikësohet dëbimit dhe kthimit në Afganistan.

“Qeveria pakistaneze i ka marrë seriozisht masat e saj dhe vizat tona kanë skaduar”, thotë ai.

“Ne jemi të dëbuar. Nuk ka asnjë garanci [sigurie] nga Emiratet Islamike [Qeveria e talibanëve] për anëtarët e ushtrisë dhe unë jam shumë i shqetësuar”, shprehet Fahimi.

Talibanët kanë ofruar një amnisti të përgjithshme për anëtarët e ushtrisë afgane, policinë dhe burokratët menjëherë pas kthimit në pushtet, por mbikëqyrësit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut dhe Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raste të shumta të ndëshkimit – përfshirë vrasje pa gjyq dhe tortura – kundër atyre që kanë punuar me ish-Qeverinë afgane.

Në një raport të publikuar në gusht, Misioni i Ndihmës i OKB-së në Afganistan ka thënë se talibanët janë përgjegjës për së paku 218 vrasje pa gjyq, 14 zhdukje të detyruara, mbi 144 raste të torturës dhe keqtrajtimit dhe 424 arrestime dhe ndalime arbitrare të ish-zyrtarëve të Qeverisë dhe ish-pjesëtarëve të forcave të armatosura, në periudhën nga 15 gushti 2021 deri më 30 qershor.

Sipas disa llogaritjeve, rreth 30.000 ushtarë afganë kanë ikur në Iran për t’i shpëtuar rrezikut të ndjekjes nga talibanët.Fawadi, një ish-ushtar afgan që tani jeton në Iran, është larguar nga vendi i tij, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Tani, ai frikësohet se do të përballet sërish me atë kërcënim.

“Ka pasur kërcënime në Afganistan”, thotë ai, duke përshkruar përpjekjet e talibanëve për të kapur ish-anëtarë ushtarakë. “Kanë ardhur disa herë në adresa specifike për të na kërkuar”.

“Ne përballemi me një kërcënim serioz në Afganistan”, thotë Fawadi.

Shumë ish-ushtarë afganë që kanë mbetur në Afganistan, jetojnë duke u fshehur, për t’iu shmangur talibanëve.

Zyrtarët ushtarakë nga Qeveria e rrëzuar afgane kanë nxjerrë në dukje seriozitetin e situatës dhe u kanë bërë thirrje ish-aleatëve dhe OKB-së që të ndërmarrin hapa për t’i mbrojtur anëtarët e ish-forcave afgane të sigurisë.

“Jeta e tyre dhe familjet e tyre janë në rrezik – 100 për qind”, i ka thënë REL-it gjenerali Farid Ahmadi, ish-komandant i forcave speciale.

“Aktualisht, mijëra ish-shokë të tyre ndodhen në burgjet e talibanëve. Nuk ka asnjë lajm për fatin e tyre”, ka thënë ai.

Shumë ish-forca afgane të sigurisë i akuzojnë vendet perëndimore se i kanë braktisur ato pas pushtimit nga talibanët.

Ahmadi ka thënë se “Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë punuar me ta në luftën kundër terrorizmit, nuk duhet të jenë indiferente ndaj fatit të familjeve të [anëtarëve të forcave të sigurisë]”. Talibanët nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për koment./REL

Etiketa: Afganistanitalibanet

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Para
Shqipëri-Ishujt Faroe/ Policia publikon planin e masave për ndeshjen, ja cilat rrugë bllokohen

Shqipëri-Ishujt Faroe/ Policia publikon planin e masave për ndeshjen, ja cilat rrugë bllokohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com