GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ushtari” Begaj, sqaron pse firmosi dekretin për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit

17:57 - 01/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon Gazment Bardhi: Asnjë surprizë nga Bajram Begaj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas dekretimit te datës së zgjedhjeve të pjesshme për  6 bashkitë pa kryetar, mes të cilave edhe për Bashkinë Tiranë, kur ish -kryetari Veliaj ka derguar në Gjykatën Kushteteuse shkarkimin e tij me pretendimin se eshte shkrelur ligji, Presidenti  Begaj përpiqet të sqarojë vendimin e marrë duke u shprehur se Gjykata Kushtetuese “nuk ka punë” me këtë rast. Kjo punë i takon Gjykatës Administrative.

Shkarkimi i një kryebashkiaku me vendim qeverie, ndërkohë që ai e kundërshton në Kushtetuese? Nuk eshte problem. Qeveria thotë se vendimi është ligjor, Këshilli Bashkiak jep konfirmimin, dhe Presidenti firmos. Pra, kemi një procedurë që e nis ekzekutivi, e mbështet legjislativi lokal, dhe e vulos kreu formal i shtetit. Demokraci funksionale, siç do thoshte çdo manual ironik i së drejtës kushtetuese.

Dhe për të gjithë ata që pyesin se ku është vakanca, sepse Veliaj jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqje, por po lufton për vendin e tij në gjykatë , përgjigjja është e thjeshtë: në Shqipëri, vakanca është aty ku e shpall shumica. E nëse shumica thotë se vendi është bosh, atëherë është bosh. Sepse kështu funksionon logjika e pushtetit kur e ke Presidentin me përvojë ushtarake – urdhri jepet, detyra zbatohet.

Ironikisht, i vetmi institucion që ka provuar të ushtrojë një kompetencë të vërtetë është… Gjykata Kushtetuese, e cila ditë më parë tha qartë se “vendimi i qeverisë është automatikisht i pezulluar”. Por kjo nuk i ka penguar fare Presidencën të bëjë sikur s’ka dëgjuar gjë. Se kur shefi thotë “firmose”, nuk ka vend për analiza kushtetuese, përndryshe të presin në rresht të dy.

Në fund të ditës, kjo histori nuk ka të bëjë me ligjin, por me bindjen. Bindjen që një President nuk duhet të jetë më figura mbi palët, por një palë më vete , ajo që bën siç i thuhet.

Sepse siç duket, Kushtetuta është bërë si një manual përdorimi telefoni: e lexon vetëm kur gjërat nuk punojnë. Dhe në këtë rast, gjithçka “punoi” siç duhet, me një dekret që i rregullon hesapet pushtetit, jo qytetarëve.

Reagimi:

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes.

Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton se Këshilli i Ministrave është referuar te kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, që parashikohet nga neni 115 i Kushtetutës. Kjo do të thotë se, për VKM nr. 539, datë 25.09.2025, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër, që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë nga gjykata”, ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.

Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025.

Presidenti i Republikës konstaton se, në periudhën nga data e miratimit të VKM-së, nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij. Ndërkohë, afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.

Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve, me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme”, njofton presidenca.

Erion Veliaj u shkarkua nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës me argumentin e mosparaqitjes në detyrë për një periudhë 3-mujore. Ai e ka konsideruar vendimin të paligjshëm dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se mungesa e tij nuk ka ardhur si pasojë e neglizhencës, por për shkak të pamundësisë fizike.

Lajme të lidhura

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu
Aktualitet

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26
Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit
KRYESORE

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26
Para
28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi

28-vjeçare shtatzënë humb jetën në spital, dyshohet për alergji ndaj antibiotikut, nis hetimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26
Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26
Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

09:56 - 10/03/26
Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

09:44 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com