GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati: Ushtria shqiptare nuk ekziston, e kemi shkatërruar qëllimisht për t’i shërbyer Serbisë

12:33 - 17/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Altin Goxhaj u shpreh se Shqipëria nuk disponon më një ushtri në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke theksuar se kapacitetet ushtarake janë degraduar ndër vite.

Ai ngriti shqetësime për mungesën e armatimit dhe infrastrukturës mbrojtëse, ndërsa kritikoi ashpër edhe qasjen politike ndaj sigurisë kombëtare dhe zhvillimeve në rajon.

Altin Goxhaj: Unë mendoj që në këtë çast, në këtë sekondë që ne flasim, ushtria shqiptare nuk ekziston në konceptin e fjalës ushtri. Ne nuk kemi ushtri. Ne kemi vetëm disa, si të thuash, punonjës, punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes që janë me uniformë ushtarake dhe e them këtë me plot gojën duke njohur kapacitetet reale të ushtrisë që duhet të ishte.

Unë respekt më të madh në këtë botë e kam pas gjithmonë për njerëzit me uniformë që janë gati të japin dhe jetën për vendin dhe sidomos të gjithë trupat tona ushtarake që kanë marrë pjesë në misione ndërkombëtare, se ne s’kemi pasur mundësi të bëjmë luftë. I kam quajtur njerëz që shkojnë rrezikojnë jetën pavarësisht se si e mendojnë njerëzit, që e bëjnë për flamur në gjithë kuptimin, dhe ata betohen për atë flamurin.

Por unë mund ta them me plot gojën që ne nuk kemi ushtri, ne e kemi shkatërruar ushtrinë. Kemi punuar gjerë e gjatë në mënyrë shumë profesionale për të arritur këtë ditë. Kemi shkatërruar çdo lloj arme, e cila koha e Ukrainës vërtetoi që ishte një tradhti kombëtare nga të gjithë klasa jonë politike, sepse ka shkatërruar të gjitha kapacitetet ushtarake: mortaja, topa, mitralozë, automatik, gjithçka. Dhe të gjithë ata që mendojnë që këto janë mallra kineze apo mallra ruse, nuk kuptojnë asgjë nga lufta. Lufta e Rusisë tregoi që Koreja e Veriut furnizonte Rusinë në kohë reale kur i duhej që të kapte kapacitetin prodhues të industrisë së luftës.

Pra ne e kemi shkatërruar ushtrinë dhe ne nuk kemi ushtri. Kur vjen puna ke teknologjitë e përparuara e të tjera e të tjera, edhe ne i paçim ndonjë kështu dron, ndonjë gjë të kësaj natyre, nuk i besoj fare se quhet kapacitet ushtarak. Këto janë si të thuash forca policore në gjithë kuptimin e fjalës që kemi ne. Qoftë në aspektin e helikopterëve, ndonjë anije apo ndonjë droni. Tani shkojmë në Kosovë. Në Kosovë ka ushtarë sa të duash, por nuk ka kapacitete ushtarake Kosova. Nuk ka. Ato pak kapacitete, ndonjë dron, ndonjë gjë të kësaj natyre, janë aq të pakta sa siç thuhej dikur, shoqata e gjuetarëve të Serbisë mbaronte punë në këtë zonë. Dhe thjesht problemi është që Kosova ka, ka njerëz, ka ushtarë, por nuk ka kapacitete ushtarake, nuk ka armatim.

Unë besoj që Aleksandër Vuçiç ka shumë nevojë për këtë ngjarje. Rama ia ka ofruar, se këtë doja të theksoja. Ajo që ka bërë Rama me Vuçiç në Bashkimin Europian, me deklaratën e përbashkët duke e përzënë Kosovën nga të gjithë procedurat e konceptit që ne kemi mbi integrimin e përbashkët, duke e nxjerrë jashtë loje Kosovën, duke e lënë mënjanë Kosovën, duke i dhënë avantazhin e jetës Serbisë, që ata të ecin përpara dhe pastaj nesër të bllokojnë Kosovën. Nuk kupton, se ky është rezultati. Mos harro, Kosovën ka pesë-gjashtë shtete në Europë që as nuk e njohin si shtet, siç është Spanja, Çekia, më duket se Sllovakia, njëra nga këto dyja. E ndonjë tjetër. Pra ne jemi në realitetin që ne kemi një tradhti kombëtare në Shqipëri që quhet qeveria, në thonjëza, shqiptare, se unë nuk e shoh si qeveri. Ky është një kartel qeveritar i drogës dhe i krimit, që ka një pozicion shumë të qartë të vitit 1941, 8 nëntor, krijesë e Partisë Komuniste Jugosllave dhe këta i shërbejnë totalisht në origjinën e tyre dhe në shërbimin e tyre për gjithë jetës këtij flamuri, flamurit serb.

 

Etiketa: avokatSerbiushtri

Lajme të lidhura

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26
Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT)
Aktualitet

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT)

21:31 - 26/04/26
Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë
Breaking Views

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë

20:35 - 26/04/26
Para
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam
Breaking Views

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam

23:25 - 26/04/26

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Lexo më shumë
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

22:30 - 26/04/26
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

21:50 - 26/04/26
Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com