GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ushtria e Kosovës do të zbarkojë në Kuvajt, ja arsyeja

19:43 - 22/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria e Kosovës do të zbarkojë në Kuvajt, ja arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lehtësohen dhe zgjerohen mundësitë e FSK-së për bashkëzbarkim me forcat aleate amerikane edhe në operacione tjera paqeruajtëse. Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave (SOFA) në mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit. Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj thotë se kjo marrëveshje lejon dhe rregullon qëndrimin e përkohshëm dhe atë tranzit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e Shtetit të Kuvajtit për pjesëmarrje dhe mbështetje në misionet e forcave të SHBA-së në Republikën e Irakut.

“Kjo marrëveshje është iniciuar me rastin e fillimit të planifikimeve për pjesëmarrjen e FSK-së në bashkë-zbarkimin e parë me forcat amerikane në Kuvajt, por që nuk është arritur të finalizohet në kohë”, shkruan tutje Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes thotë se Republika e Kosovës ka shprehur interesimin për pjesëmarrje në misione të tjera bashkë-zbarkimi me forcat e SHBA-së.

“Miratimi i këtij projekt-ligji e bën më të lehtë mundësinë e realizimit të misioneve të ardhshme të bashkë-zbarkimit me forcat amerikane në territorin e Shtetit të Kuvajtit”, ka njoftuar Mehaj.

Kuvendi i Kosovës, sot me mbështetje të deputetëve të opozitës dhe pozitës, ka votuar në parim edhe Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se rregullimi i misionit dhe statusit të policisë ushtarake me ligj është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

Ndryshe FSK, misionin e parë paqësor jashtë vendit, e kishte bërë në Kuvajt në mars të vitit të kaluar. Kontingjenti i FSK-së që shkoi në Kuvajt, ishte pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas. Kosova ka partneritet shtetëror me Ajovan, Garda Kombëtare e së cilit ndihmon FSK-në në ngritjen e saj dhe konsolidimin në ushtri. Më 2018, përmes ndryshimeve ligjore ka nisur transformimi i mandatit të FSK-së në forca të armatosura. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Etiketa: arsyejaKosovaKuvajtushtriazbarkon

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
“Jeton nën hijen e Kledi Kadiut” Ilir Shaqiri reagon për deklaratën e Oni Pustinës

“Jeton nën hijen e Kledi Kadiut” Ilir Shaqiri reagon për deklaratën e Oni Pustinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com