GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ushtria ruse në telashe, ja me çfarë po përballet

08:26 - 27/11/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ushtria ruse në telashe, ja me çfarë po përballet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shkak të mungesës së municioneve, Rusia ka filluar të heqë kokat bërthamore nga arsenali i saj i vjetruar i raketave bërthamore. Dhe po i përdor këto të fundit për të goditur Ukrainën, tha ministria britanike e mbrojtjes.

Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë dhe Lituanisë zhvilluan një takim dje në Kiev me homologun e tyre ukrainas. Denys Shmyhal. Miliona ukrainas vazhdojnë të jenë pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Rusia me shumë gjasë po heq kokat bërthamore nga raketat e vjetra bërthamore me vetëdrejtim dhe po i përdor ato për të goditur Ukrainën”, njoftoi  Ministria britanike e Mbrojtjes në një postim në Twitter. Duke iu referuar zhvillimeve më të fundit mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete me vetëdrejtim të rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Raketa e prodhuar në vitet 1980 mund të jetë mbushur me materiale të rënda metali. Për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, thuhet në raportin e ministrisë britanike të mbrojtjes.

Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave të synuara.

Por, këto lloje raketash mund të përdoren nga Rusia për të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht synimit të përdorimit të tyre, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo thekson faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.

Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim trepalësh sot në Kiev. Mateusz Morawiecki dhe Ingrida Simonyte u pritën nga Denys Shmyhal në kryeqytetin ukrainas në Ditën e Përkujtimit të Holodomorit. Gjatë së cilës nderohen miliona viktima të urisë së viteve 1932–33.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri homazhe për viktimat duke vendosur lule në Monumentin e Viktimave të Urisë ssë vitit 1933. Në nëntor të vititi 1932, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin urdhëroi policinë të konfiskonte drithin. Dhe gjedhet nga fermerët e ukrainas, duke shkaktuar vdekjen nga uria të miliona fshatarëve ukrainas në vitin pasues.

Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelenskiy të premten kritikoi kryebashkiakun e Kievit për punën e dobët lidhur me ngritjen e qendrave emergjente të strehimit për banorët që mbetën pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Për shkak të sulmeve ruse ndaj sistemit të prodhimit të energjisë, Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura “qendra të pathyeshme”. Ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe telefona celular.

Në një fjalim në mbrëmje, Zelenskiy tha se kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko dhe zyrtarët e tij nuk kishin bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët.

“Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë bërë punë të mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Më shumë punë duhet bërë në këtë drejtim”, tha ai, duke thënë se nuk ka nivel të mirë shërbimi në shumë qendra të Kievit.

“Banorët e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre kanë mbetur pa energji për 20 apo edhe 30 orë. Ne presim punë cilësore nga zyra e kryebashkiakut”, shtoi ai.

Presidenti Zelenskiy gjithashtu kritikoi ata që ai tha se kishin gënjyer në raportet e tyre zyrtare. Por nuk dha detaje. Më shumë se 4000 qendra strehimi janë ngritur deri më tani.

Këto kritika janë të pazakonta pasi Zelenskiy është përpjekur të kultivojë një imazh të unitetit kombëtar gjatë luftës. Dhe zakonisht i ka lavdëruar zyrtarët ukrainas.

Vitali Klitschko, një ish-boksier profesionist 51-vjeçar, u zgjodh kryebashkiak i Kievit në vitin 2014. Zyra e tij nuk ka bërë ende asnjë koment mbi deklaratat e presidentit./VOA

Etiketa: RuseUkraineushtria

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Vjen oferta e bujshme për Ronaldon, ja ekipi që ofron 225 mln euro

Vjen oferta e bujshme për Ronaldon, ja ekipi që ofron 225 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Do merreni vesh me se miri me personin qe...

Lexo më shumë
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com