GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Ushtria serbe 50 metër nga kufiri i Kosovës”, Beogradi reagon pas alarmit të Kurtit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ushtria serbe 50 metër nga kufiri i Kosovës”, Beogradi reagon pas alarmit të Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alarmin e ngritur mbrëmjen e djeshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se forcat serbe gjatë së shtunës janë afruar rreth 50 m nga kufiri i Kosovës pranë Kamenicës, e ka hedhur poshtë Serbia duke thënë se motivi nuk ishte provokimi i ndonjë incidenti të mundshëm.

Përmes një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, Beogradi sqaron versionin e vetë për faktin pse forcat e ushtrisë ndodheshin pranë kufirit me Kosovën. Dhe sipas tyre arsyeja ke qenë thjeshtë dhe vetëm “për të parandaluar kontrabanduesit e drunjve të prerë ilegalisht nga territori i Serbisë, që është kthyer në një biznes ilegal fitimprurës”.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë refuzon të pranojë akuzat e Kurtit për një tentativë të tyre për të nxitur tensione, duke theksuar se deklaratat për lëvizjen e forcave të ushtrisë serbe afër Kosovës “janë vazhdimësi e fushatës dezinformuese të drejtuar kundër ushtrisë serbe dhe forcave të sigurisë serbe”.

Sipas tyre postimi i Kurtit në rrjetin social Facebook tregon vërtetë Forcat e Armatosura të Serbisë në lokacionin e përmendur, por ata pjesëtarë ndodhen në Zonën e Sigurisë Tokësore duke “kryer detyra të rregullta për sigurimin dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”.

Ndërkohë, Kurti shprehej në postimin e tij, se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës i kanë incizuar veprimet e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”, shkruante Kurti në Facebook, në postimin që e shoqëronte me foto ku shfaqeshin ushtarët dhe mjetet e Serbisë.

Etiketa: Albin KurtiKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Para
Shqipëria në Euro 2024, Duka: Italia kampione, por duam të bëjmë të lumtur tifozët

Presidenti Duka: Humbja me Çekinë, ditë jo e mirë për kombëtaren. Të fitojmë me Gjeorgjinë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com