GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ushtria ukrainase zotohet se do të vazhdojë të rezistojë

23:07 - 06/03/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ushtria ukrainase zotohet se do të vazhdojë të rezistojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit ushtarakë ukrainas u zotuan se do ta mbajnë Bakhmutin ndërsa forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e qytetit lindor. Kremlini është përpjekur prej gjashtë muajsh ta bëjë një gjë të tillë, çka është paguar me jetët e mijëra njerëzve. Më pak se një javë më parë, një këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se trupat ukrainase mund të tërhiqen nga Bakhmuti. Por zyra e presidentit njoftoi të hënën se zoti Zelenskyy kryesoi një takim në të cilin drejtuesit e lartë ushtarak të vendit folën në favor të vazhdimit të mbrojtjes dhe forcimit të pozicioneve ukrainase.

Po të hënën Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nëse trupat ruse arrijnë të marrin kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmutit, kjo gjë nuk do të sillte një ndryshim vendimtar në konflikt.

“Mendoj se ka më shumë vlerë simbolike sesa vlerë strategjike dhe operacionale“, u tha Sekretari Austin gazetarëve gjatë një vizite në Jordani.

Prej muajsh Bakhmuti është përfshirë nga luftimeve intensive mes përpjekjeve të Rusisë për të marrë kontrollin e këtij qyteti, që shtrihet në provincën Donetsk të Ukrainës.

Zoti Austin tha gjithashtu se një vendim i forcave ukrainase për të dislokuar trupat në perëndim të qytetit, nuk do të përbënte sipas tij një problem strategjik për Kievin.

Por sot ushtria e Ukrainës njoftoi për një raund të ri sulmesh ruse gjatë të cilave u përdorën dronë të prodhuar nga Irani.

Në një njoftim në Twitter, ministria ukrainase e Mbrojtjes shkruante se forcat e saj kishin arritur të rrëzonin 13 prej 15 dronëve të lëshuar.

Moska ka përdorur dronë ‘Shahed’ për të goditur objektivë në të gjithë Ukrainën, përfshirë objekte infrastrukturore.

Po kështu Rusia njoftoi se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi të hënën ushtarët rusë si dhe një qendër mjekësore në qytetin e Mariupolit, të cilin Rusia e rrafshoi vitin e kaluar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes zoti Shoigu vizitoi qytetin me qëllimin për të mbikëqyr përpjekjet për rindërtimin e tij, por pa dhënë detaje se kur u zhvillua vizita. /Voa/

Etiketa: Rusiaukraina

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
“Duhet të ngrejë alarmin’, Arjan Çani i bën thirrjen e papritur opozitës

Çani: SPAK drithërohet nga Veliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Mars 2026

07:45 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com