GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Myrto Uzuni dhe Juljan Shehu dolën në një konferencë për mediat nga stadiumi “Air Albania”, ku folën për dy sfidat e muajit qershor, fillimin e ciklit të ri me trajnerin Rolando Maran, atmosferën pozitive brenda grupit dhe objektivat e Kombëtares në kompeticionet e ardhshme.

Myrto Uzuni foli për fillimin e ciklit të ri të Kombëtares nën drejtimin e trajnerit Maran, duke vlerësuar qasjen më ofensive të stafit të ri dhe konkurrencën e lartë brenda grupit. Sulmuesi kuqezi theksoi gjithashtu se objektivat e ekipit mbeten të qarta: vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi në Kampionatin Europian.

Si ka qenë takimi i parë me trajnerin e ri dhe si është atmosfera në ekip? – Normalisht që është staf i ri, edhe sistemi është më ndryshe. Me trajnerin e ri mund të luaj më ofensiv. Siç ka ndodhur më parë, kur ka pasur trajner ofensiv, kemi shënuar më shumë gola.

E ardhmja, qëndrim në Amerikë apo do të rikthehesh në Europë? – Kam kontratë me ekipin e Austin. Kam pasur një ofertë shumë të mirë në janar, ka qenë pothuajse i mbyllur si transferim, por në fund është prishur, sepse te Austin nuk kishte shumë prurje.

Cikël i ri me trajnerin Maran? – Normalisht, secili do të tregojë veten. Të gjithë kanë kualitet dhe të gjithë lojtarët mund të luajnë titullarë, pasi janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë dhe, siç e thashë, të gjithë kanë mundësi të luajnë titullarë.

Siç e thashë edhe më parë, i uroj suksese trajnerit Silvinjo, kemi pasur suksese së bashku. Për sa i përket trajnerit të ri, siç e shihni nga eksperienca me skuadrat ku ka qenë, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola dhe uroj që kjo të ndodhë edhe në Kombëtare.

A i keni edhe ju, si trajneri, të njëjtat objektiva, vendin e parë në Nations League dhe kualifikimin në Euro 2028? – Kur luan në ekipin Kombëtar, gjithmonë ke qëllime, sepse po luan për kombin. Duam të dalim të parët në Nations League dhe të kualifikohemi për në Europian. Këto janë qëllimet që na shtyjnë përpara. Nëse një lojtar nuk e ka urinë dhe dëshirën për të luajtur në Europian dhe për të fituar, atëherë nuk është i mirëpritur në ekipin Kombëtar.

Juljan Shehu foli për ardhjen e trajnerit të ri në krye të kombëtares, konkurrencën në skuadër dhe rëndësinë e këtyre takimeve në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator.

Pozicionimi i Shehut në fushë me ardhjen e Maran – Çdo trajner ka idetë dhe mendimet e veta për sa i përket pozicionimit të lojtarëve në fushë. Nuk e di ende nëse do të luaj më përpara apo në të njëjtin pozicion. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin për Kombëtaren dhe të kontribuoj sa më shumë për ekipin. Nëse do të luaj më përpara, do të jap më të mirën time, por edhe nëse do të vazhdoj në të njëjtin rol, do të bëj sërish maksimumin.

A duhet të ndryshojnë disa gjëra në Kombëtare me ardhjen e Maran? – Çdo trajner që vjen në ekipin kombëtar ka idetë e veta dhe dëshiron ta ndërtojë skuadrën sipas filozofisë së tij. Normalisht që mund të ketë ndryshime, pasi është një trajner i ri dhe kjo është krejtësisht normale.

Rëndësia e miqësoreve ndaj Izraelit dhe Luksemburgut në kuadër të sfiave te shtatorit – Shpresoj që këto dy ndeshje të jenë shumë të rëndësishme për ne në aspektin e vazhdimësisë që do të kemi në Ligën e Kombeve në shtator. Janë dy sfida të rëndësishme dhe ne duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri.

Prurjet e reja dhe rritja e konkurrencës – Çdo lojtar i ri që vjen në ekipin kombëtar e meriton të jetë këtu. Çdo pozicion dhe çdo vend në Kombëtare është i hapur për të gjithë. Do të luajë ai që e meriton më shumë dhe konkurrenca i bën mirë ekipit.

 

Etiketa: ShehuUzuni

Lajme të lidhura

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit
Sport

Formati i Kategorisë Superiore, Presidenti Duka: Do ta diskutojmë, do vendosim brenda 15 ditëve të para të qershorit

22:35 - 31/05/26
Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht
Breaking Views

Elbasanit nuk i mjafton fitorja ndaj Vllaznisë, rrogozhinasit, kampionë për herë të tretë rresht

21:09 - 31/05/26
Para
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

"Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit", Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se 30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% prej tyre janë...

Lexo më shumë
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetCasibom Güncelpusulabet girişJojobet