GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Vaji i limonit, sekreti i Rinisë së Përhershme

21:49 - 06/06/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Vaji i limonit, sekreti i Rinisë së Përhershme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vaji i limonit është një nga simbolet e perëndeshës romake të rinisë, Juventas, gjë që tregon domethënien e rëndësishme të vajit esencial të limonit në qytetërimin e lashtë romak.

Vaji i limonit është një vaj esencial që nxirret nga lëkura e limonit.

Lëkura përmban një sërë vajrash aromatikë dhe përbërësish të çmuar. Së bashku ato formojnë vajin esencial të limonit që ka një aromë të fortë dhe karakteristike. Vaji esencial i limonit ka një sërë vlerash shëndetësore. Ai shërben si antioksidant i fuqishëm dhe ka një ndikim të madh në mendjen dhe shpirtin tonë.

Në ka një vend të pasur me agrume, ajo është Shqipëria.

Në vendin tonë gjejmë limona dhe qitro pa fund falë klimës dhe pozicionit tonë gjeografik. Limoni përbën një nga prodhimet më të bollshme dhe më të larmishme në vend. Shumica prej limonëve përdoret në kulinari, por AgroWeb është i vendosur t’ju informojë për potencialet e arta të vajit esencial të limonit që për momentin gjendet vetëm nëpërmjet importit.

Prodhimi i vajit esencial të limonit nuk kërkon shumë mund apo investim, ndërkohë përfitimet dhe vlerat tek konsumatori fundor janë vertetë të mrekullueshme. Investimet në vajrat esencialë kanë potencial të madh si në tregun vendas, por edhe për eksport. Siç e thamë më lart, vaji esencial i limonit prodhohet nga lëkura e këtij agrumi. Pas blerjes, vaji i limonit duhet të mbahet në një vend të ftohtë me një temperaturë nën 5 gradë celcius. Në këtë mënyrë garantohet siguria dhe cilësia e vajit të pastër dhe original të limonit. Sipas të dhënave limonët me ngjyrë pak më të gjelbër nxjerrin më shumë vaj se ata që janë të pjekur dhe me lëkurë krejt të verdhë.

Kjo nënkupton që vaji esencial i limonit është i ndryshëm në varësi të agrumes dhe ka aroma të shumëllojshme. Prodhimi i një mililitri vaj esencial kërkon shumë limonë. Kjo tregon përqendrimin e lartë dhe fuqinë e këtij vaji esencial. Vaji i limonit është një nga të paktët vajra esencialë që mund të pihen. Por kujdes mjaftojnë dy pika vaji esencial në një gotë të mbushur me ujë ose lëng. Ata që synojnë të konsumojnë lëng limoni duhet të përzgjedhin vetëm variantin terapeutik të këtij vaji.

Limoni mund të duket i zakonshëm, por është një ushqim shumë i fuqishëm. Kjo agrume shërben si detoksifikues i mëlçisë që në vetvete pastron gjithë trupin dhe na bën shumë aktivë. Limonët nuk përdoren vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore. Ato janë të hidhur e të thartë në shije dhe kanë një nivel të lartë të acidit citrik. Të gjitha agrumet në fakt janë në gjendje të prodhojnë vajra esenciale që përmbajnë aromën karakteristike dhe të veçantë. Mund të përmendim vajin e portokallit, vajin e qitros, vajin e mandarinës, vajin e limonit të athët etj.

Ngjyra dhe aroma. Vaji esencial i limonit ka një ngjyrë të çelët dhe të qartë. Nëse pregatitet nga limonë lëkura e të cilave anon nga e gjelbra, atëherë vaji do të ketë një nuancë jeshile. Vaji është i hollë dhe me aromë të fuqishme. Era e vajit qëndron me ty për një kohë të gjatë. Ky vaj është freskues dhe energjik.

Vlerat. Vaji esencial i limonit është shumë i fuqishëm në disa aspekte. Ai kryen një punë të shkëlqyer në largimin e insekteve. Vaji shërben si insekticid natyral. Për më tepër ka shumë vlera terapeutike për njeriun.

Vaji i limonit shërben kundër reumatizmës duke shuar dhimbjen dhe inflamacionin. Vaji esencial i limonit ka gjithashtu veti anti inflamatore. Po të krahasohet me vajrat e tjerë, vaji esencial i limonit është një antioksidant i fuqishëm. Vaji i limonit lufton njollat që lënë pas plagët, por edhe parazitet sepse ndihmon trupin të nxjerrë krimbat që mund të formohen në brendësi. Vaji i limonit parandalon rritjen dhe zhvillimin e tumoreve, në largimin e sekrecioneve të kollës por edhe të baktereve dhe mykut. Nëse e konsumoni nga goja parandalon aneminë dhe shton djersitjen. Ky vaj esencial ul tensionin e gjakut dhe ul temperaturën, parandalon infeksionet e plagëve, çarjeve dhe lëndimeve. Për më tepër ndihmon trupin në shkatërrimin e disa viruseve.

Vaji i limonit për sëmundjet respiratore. Vaji esencial i limonit të vjen në ndihmë kur ke probleme me frymëmarrjen. Ai të çliron nga kolla, bronikiti, astma, pneumonia e çrregullime të tjera respiratore falë një përbërësi të njohur si limonenë, që lufton simptomat astmatike. Megjithatë ju duhet të konsultoheni me mjekun sepse ka pasur disa raste kur ky element ka përkeqësuar këto simptoma.

Vaji i limonit parandalon nga pickimet e insekteve. Mjafton ta aplikoni vajin në lëkurë dhe insektet do t’ju qëndrojnë larg.

Vaji i limonit pastron lëkurën mjaft mirë. Ky vaj është një nga pastruesit më të mirë të lëkurës që egzistojnë. Largon papastërtitë, qelizat e vdekura dhe toksinat që mund të penetrojnë në lëkurë. Nëse e përdorni do të shikoni një lëkurë qartësisht të pastër dhe jo të yndyrshme.

Përzierja e vajit të ullirit me limonin është një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë gatimeve tona një aromë dhe shije të veçantë. Ky kombinim funksionon mirë për gatime si oriz, makarona, patate, peshk, perime dhe shpendë. Ju mund të pregatisni vaj ulliri me limon duke zhytyr lëkurat e freskëta të limonit në një enë të mbushur me vaj ulliri të një cilësie të lartë dhe ta mbani të mbyllur për dy javë./AgroWeb.org/

Etiketa: vaj limoni

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
Surroi: Marrëveshje e panënshkruar, jo mençuri e BE-së, Lajçak përgjegjës

Surroi: Marrëveshje e panënshkruar, jo mençuri e BE-së, Lajçak përgjegjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25

Një telefonatë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit brenda ambienteve të Kuvendit ka bërë...

Lexo më shumë
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com