GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Vajza e ish-futbollistit Gëzdari, kandidatja e parë shqiptare në Angli, flet babai: Do jetë zëri i shqiptarëve

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vajza e ish-futbollistit Gëzdari, kandidatja e parë shqiptare në Angli, flet babai: Do jetë zëri i shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të parë futbollisti i njohur i viteve 70-80 Edmond Gezdari nuk rrëfen historinë e suksesit të tij, por arritjet e vajzës, Sarës, që është e vetmja shqiptare që garon për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik.

“Jam krenar së pari se është vajza ime, por edhe sepse është shqiptare dhe është e të gjithëve, jo vetëm e Mondit. Më mbushen sytë me lot. Nuk paska tifozllëk më të fortë se për fëmijën”, tha Gezdari.

Mondi, që fillesat i ka në aktrim në fëmijëri, dhe ishte e një zbulim në fushën e futbollit, mendon se sporti nuk puthitet me politikën, por që e bija është ushqyer me disiplinën e tij për të shkëlqyer në karrierën e ëndrrave të saj.

‘Ka punuar që e re, ka studiuar, shumë e mirë me mësime. Ka luajtuar edhe basketboll dhe kishte gjë shumë të mirë. Kur fitonte qante, kur humbte qante prapë. Kishte grint si i ati”, u shpreh ai.

I ati na tregon kualifikimet e Sarës së diplomuar për shkenca politike në Romë dhe që është frymëzuar prej modelit të tij e paraardhësve të familjes Gëzdari se sa vlen të jesh I papërtuar për punën, për t’u shpërblyer në jetë.

“Vij nga një familje punëtorësh. Mamaja ka qënë parukiere, babai shofer. Unë jam bërë futbollist jo në sajë të talentit, por në bazë të punës. Sara ka marr grintën, nervin nga unë. Ajo punon nga 15 orë në ditë, në takime me njerëz.”

Sara kandidon për Partinë Konservatore në zonën e Richmond Park në Londër, ku ndryshe nga kandidimi për zgjedhjet në Shqipëri, asaj i është dashur të kalojë disa sprova para se të shkruante historinë si e para shqiptare që kërkon një vend në Parlamentin anglez.

“12 vite që është në Londër dhe ka 10 vite që është aktive për partinë që garon. Atje ka një gjë interesante, duhet të kalosh dy palë zgjedhje në parti që të kandidosh, edhe Sara i ka fituar. Pra nuk është rastësisht aty, por në bazë të punës”, u shpreh babai i Sarës.

Afrimi i zgjedhjeve më 4 korrik në Britaninë e Madhe e bën punën më dinamike për Sarën për të bindur anglezët që ti besojnë votën, por një thirrje i ati e ka për shqiptarët e Londrës se pse duhet të zgjedhin Sarën.

“Nëse do jetë aty, do jetë një dorë e madhe për çështjen e Shqip”.

Etiketa: Kryesore1Sara Gëzdarizgjedhjet ne Angli

Lajme të lidhura

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
Para
Protesta e 11 korrikut, Berisha: Nuk na duhen prokurë që punojnë për të huajt

Protesta e 11 korrikut, Berisha: Nuk na duhen prokurë që punojnë për të huajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com