GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vajza e parë që përfaqëson Shqipërinë në boks, rrëfehet Esmeralda Novruzaj: Krenari dhe përgjegjësi

17:39 - 04/09/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Vajza e parë që përfaqëson Shqipërinë në boks, rrëfehet Esmeralda Novruzaj: Krenari dhe përgjegjësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Esmeralda Novruzaj padiskutim po shkuan emrin e saj me germa të arta në historinë e sportit. Vetëm 23-vjeçe dhe me origjinë nga Radhima, Esmeralda do të përfaqësojë vendin tonë në Kampionatin Botëror të Boksit. Ky kampionat i cili do të zhvillohet në Liverpool në Mbretësinë e Bashkuar duke nisur nga dita e sotme e deri më 14 shtator.

Në një intervistë të dhënë për “Newsport.al”, Esmeralda tregon përvojën e saj në sportin që ka pasion. Gjithashtu, boksierja 23-vjeçare tregon që rruga për të ecur përpara, për të nuk ka qenë aspak e lehtë. Për ta mbyllur, Novruzaj jep mesazh për të gjithë vajzat shqiptare, të cilat kanë të njëjtin pasion, sportin.

Si ndihesh që je vajza e parë shqiptare që përfaqëson vendin në një Kampionat Botëror në boks? Çfarë do të thotë kjo për ty personalisht dhe për sportin shqiptar?

Është një ndjenjë krenarie dhe përgjegjësie shumë e madhe. Për mua personalisht, është ëndrra e fëmijërisë që po bëhet realitet, por mbi të gjitha është një hap historik për sportin shqiptar. Dua të tregoj që edhe vajzat edhe djemtë shqiptar mund të arrijnë në nivelet më të larta të boksit botëror.

Na trego pak për rrugëtimin tënd deri këtu, cilat kanë qenë sfidat më të mëdha që ke kaluar për të arritur këtë nivel?

Rruga nuk ka qenë aspak e lehtë. Kam nisur sportin shumë e vogël dhe shpesh jam përballur me mungesë mbështetjeje, kushte të vështira stërvitore, dhe faktin që isha vajza e vetme mes djemve. Por unë gjithmonë e kam parë vështirësinë si forcë, dhe kjo më ka bërë më të fortë psikologjikisht e fizikisht.

Çfarë rëndësie ka për ty mbështetja e trajnerit Sead Bushati dhe si ka ndikuar ai në rritjen tënde si sportiste?

Ka qenë shumë e rëndësishme. Ai më ka qëndruar pranë në momente të vështira dhe më ka stërvitur me orë të tëra.Përkushtimi i tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen time si sportiste dhe më kanë ndihmuar të arrij rezultate në arenën ndërkombëtare.

Si është të jesh e vetmja vajzë në ekipin kombëtar olimpik të boksit? A ndihesh ndonjëherë e vetmuar apo përkundrazi, e motivuar për të përfaqësuar vajzat shqiptare në sport?

Nuk është e lehtë, sepse shpesh ndihesh vetëm, por kjo më jep akoma më shumë motivim. Unë nuk jam aty vetëm për veten time, por për të gjitha vajzat dhe djemtë shqiptarë që ëndërrojnë të hyjnë në sport. Dua të jem shembull edhe per vajzat që ato të kenë guximin të thyejnë barrierra.

Fitorja e medaljes së bronztë në Kampionatin Europian U23 dhe titulli kampione kombëtare janë arritje të mëdha, çfarë kanë ndryshuar këto në jetën tënde sportive dhe personale?

Ndjej më shumë përgjegjësi. Por, në thelb, unë jam e njëjta me të njëjtën uri për fitore dhe me të njëjtin disiplinim. Stervitja si nje sportiste elitare vazhdon cdo ditë, njesoj si para edhe pas medaljes duke me marre kohe nga jeta personale . Medaljet janë motivim për të kërkuar më shumë, jo për t’u ndalur.

Çfarë mesazhi do të doje t’u jepje vajzave të reja shqiptare që ëndërrojnë të ndjekin sportin, veçanërisht në disiplinat ku vajzat nuk janë shumë të përfaqësuara?

Mos kini frikë nga paragjykimet. Forca nuk ka gjini. Nëse e doni një sport, ndiqeni me pasion dhe sakrificë, sepse pengesat ekzistojnë, por suksesi është shumë më i madh kur arrin aty ku askush nuk e besonte.

Etiketa: boksShqiperivvajza

Lajme të lidhura

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare
Sport

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare

20:27 - 15/01/26
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit
Breaking Views

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit

19:26 - 15/01/26
Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta
Sport

Botërori 2026: FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta

13:12 - 15/01/26
Para
Silvinjo fut të rinjtë përballë Gjibraltarit, vetëm Hysaj nga të vjetrit

Silvinjo fut të rinjtë përballë Gjibraltarit, vetëm Hysaj nga të vjetrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com