GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(VIDEO)“Vajza u hodh nga dritarja, nënë e bir nuk dolën dot”, fqinja rrëfen tmerrin e zjarrit në Maliq

16:30 - 19/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
(VIDEO)“Vajza u hodh nga dritarja, nënë e bir nuk dolën dot”, fqinja rrëfen tmerrin e zjarrit në Maliq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të dielë, ku një zjarr i papritur përfshiu banesën e familjes Azizllari, duke shkaktuar vdekjen e 40-vjeçares Merjeme Azizllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka Azizllari. Vajza e tyre 6-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinja e familjes, Benereta Pashollari, rrëfeu për mediat momentet tragjike që panë sytë e saj. Ajo tregoi se zjarri nisi nga sfungjeri i një dysheku, i cili mori flakë dhe përhapte tym të dendur në gjithë shtëpinë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, nëna dhe djali nuk arritën të shpëtonin dhe humbën jetën si pasojë e asfiksisë.

Pashollari tregoi gjithashtu se familja përballej me kushte të vështira ekonomike. Kryefamiljari punonte për të siguruar jetesën minimale, ndërsa nëna kujdesej për fëmijët, të cilët kishin edhe vështirësi shëndetësore, pasi ishin pjesë e spektrit autik.

“Familje punëtore, me ekonomi të dobët. Babai punonte, nëna mbante dy fëmijët dhe i ushqente me sa mundte. Bashkia u ndihmonte me ndihma ekonomike dhe ushqime. Vajza ishte më e vogël dhe me vështirësi në lëvizje, djali ishte në këmbë. Vajza u hodh nga dritarja për t’u shpëtuar, por nëna dhe djali nuk arritën të dalin. Një zonjë i shpëtoi vajzës, por nëna dhe djali humbën jetën,” tregoi fqinja.

Ngjarja ka lënë komunitetin në tronditje dhe rihap alarmin për kushtet e jetesës së familjeve në nevojë dhe rreziqet nga përdorimi i pajisjeve ngrohëse në kushte të papërshtatshme. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e zjarrit.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Video-2025-10-19-at-4.23.40-PM.mp4
Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
(VIDEO)Zjarri shkrumbon shtëpinë në Maliq, humbin jetën nëna dhe djali – dalin pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes

(VIDEO)Zjarri shkrumbon shtëpinë në Maliq, humbin jetën nëna dhe djali – dalin pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com