GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vajzat kuqezi shkruajnë historinë, fitorja ndaj Luksemburgut i çon në Play Off-in e Europianit

20:33 - 04/06/24
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Vajzat kuqezi shkruajnë historinë, fitorja ndaj Luksemburgut i çon në Play Off-in e Europianit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria e vajzave fitoi edhe ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Luksemburgut me rezultatin 3-1, duke siguruar vendin e parë në grupi C5 me 9 pikë në total. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” golat e fitores i shënuan kapitenia Megi Doçi dhe sulmueset Qëndresa Krasniqi e Fortesa Berisha. Kjo fitore i ngjit vajzat kuqezi në Ligën B në Nations League dhe përfaqësuesja kuqezi do të luajë edhe në play-off-in e kualifikueseve të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”.

Trajneri Grima hodhi në fushë këtë 11-she titullare ndaj Lihtenshtejnit: Formacioni :

Viona Rexhepi (GK), Lucije Gjini, Alma Hilaj, Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Fortesa Berisha, Ezmeralda Franja, Gresa Berisha, Qendresa Krasniqi, Megi Doci (c), Kristina Maksuti.

Pjesa e parë u dominua totalisht nga vajzat kuqezi, të cilat krijuan disa raste shumë të mira për avantazh me Fortesa Berishën, Megi Doçin e Qëndresa Krasniqin. Goli i parë erdhi nga kapitenia Doçi, e cila ekzekutoi në mënyrë të saktë një penallti të akorduar nga gjyqtarja kryesore. Mesfushorja kuqezi kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 29-të ndërsa shifrat i dyfishoi Qëndresa Krasniqi në minutën e 47-të të takimit, e cila asistohet mjaft bukur nga Gjini. Krasniqi hyn brenda zonës, driblon portieren dhe dyfishon rezultatin. 2-0 për Shqipërinë, që futet në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Fraksioni i dytë i lojës nis me gol për Shqipërinë, me Fortesa Berishën që trefishon shifrat për kuqezezat në minutën e 46-të. Kombëtarja është dominuese edhe në këtë pjesë të dytë ndaj Luksemburgut, duke kontrolluar topin dhe duke krijuar shumë raste, por pa i finalizuar. Trajneri Grima bën një rifreskim të skuadrës në minutën e 88-të, duke hedhur në fushë Lufon, Pacarizin, Ndojn dhe Tukajn, në vend të Maksutit, Berishës, Krasniqit dhe Sara Maliqit. Luksemburgu shënon golin e nderit në minutën e 91-të, duke i çuar shifrat në 3-1. Grima bën edhe zëvendësimin e fundit me Klesta Agon në vend të Fortesa Berishës.

Ndeshja mbyllet me rezultatin 3-1, një rezultat shumë i mirë, që i jep mundësinë Kombëtares së vajzave të ngjitet në Ligën B për edicionin e radhës të Nations League, ndërsa do të luajë edhe në raundin e parë të play-off për një vend në Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025” ku do të përballet me një nga katër skuadrat e vendin të tretë ose të katërt të çdo grupi në Ligën A.

    

Etiketa: kuqeziVajza

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Berisha: Teatri Kombëtar mbetet objektiv madhor, do e rindërtojmë siç ishte dhe ku ishte

Berisha: Narkoshtetin në Shqipëri nuk e solli RAI3, por Edi Rama me kriminelët e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com