GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Vajzat që kanë trup si unë mund të festohen”, Megan bëhet reperja e parë e kopertinës së “Sports Illustrated”

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vajzat që kanë trup si unë mund të festohen”, Megan bëhet reperja e parë e kopertinës së “Sports Illustrated”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Hot Girl Summer” tashmë ka përfunduar, pasi Megan Thee Stallion bëhet reperja e parë që shfaqet në kopertinën e numrit të rrobave të banjës të “Sports Illustrated”.

Hiti i saj “WAP”, me Cardi B, e ndau internetin në dysh në 2020, me kritikët që e quajtën këngën “një sulm ndaj vlerave amerikane” – por mesazhi pozitiv që kishte për seksin femëror, u vlerësua nga të tjerët.

Shpërthimi i popullaritetit të Megan Thee Stallion të paktën mund t’i atribuohet pjesërisht mesazheve pozitive që lidhen me trupin. Çdo këngë është një letër dashurie e pafalshme ndaj formave, besimit dhe dëshirës trupore.

Përpara se të debutonte këngën e saj “Body” në “American Music Awards” në nëntor të vitit të kaluar, reperja predikoi një mesazh motivues të dashurisë për veten:

“Unë e dua trupin tim. Çdo formë, çdo centimetër, çdo shenjë, çdo gropë është një dekorim në tempullin tim. Trupi im është i imi. Dhe askush nuk e zotëron atë përveç meje,” tha ajo në një mesazh të regjistruar paraprakisht përpara se të dilte në skenë. “Ai që vjen zgjedh të jetë në jetën time duhet të ndjehet me shumë fat. Ju mund të mos mendoni se trupi im është i përsosur dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë, por kur e shikoj veten në pasqyrë? Më pëlqen ajo që shoh.”

Tani, superyllit botëror i është dhënë një platformë e re për të përhapur mesazhin e saj.

“Xhirimi i kopertinës më bëri të ndihem vërtet e fuqizuar dhe e lumtur”, tha ajo. “Më bëri të ndihem mirë të dija se gratë që kanë trup si unë mund të festohen. Jo vetëm tipat standardë që kemi parë më parë.” / O.B / Gijotina.com

Etiketa: Megan Thee StallionSports Illustrated

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Muçi: Tifozët e Partizanit nuk më harrojnë, Reja nuk më ka kontaktuar

Muçi: Tifozët e Partizanit nuk më harrojnë, Reja nuk më ka kontaktuar

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com