GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vaksina Sinovac mbetet stok, përdoret për dozën e tretë

14:00 - 22/11/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksina Sinovac mbetet stok, përdoret për dozën e tretë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi ditën e sotme në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale se në vend janë 620 mijë doza vaksine që kanë mbetur stok dhe pritet të aplikohen për dozën e tretë në disa kategori të caktuara që janë miratuar për t’u bërë pjesë e këtij plani vaksinimi.
Tomini tha se Sinovac do aplikohen si dozë e tretë dhe se të gjithë ata që kanë marrë dozat e para Astra Zeneca nuk do të marrin Sputnik dhe e anasjella.

“Jemi përmbajtur në objektivin për vaksinimit. Rekomandimet po përshpejtohen kundrejt planit të veprimit. Në lidhje me vdekshmërinë, niveli i vdekjeve dhe të gjithë të dhënat e tjera janë të sakta të marra nga të gjithë strukturat që monitorojnë pacientët sa i përket COVID. Centralizimi i rasteve në COVID 1 dhe COVID 3 ka përvijuar gjatë gjithë fazës së pandemisë duke u kaluar shkallë pas shkalle në varësi të kapaciteteve te ezauruara në nivel qendror, në spitalet rajonale. Sa i përket vaksinës Sinovac, e dini edhe pse jemi lakuar shumë shpesh për efektivitetin. Është vaksinë e vendosur në listën e vaksinave për emergjencë nga OBSH.
E miratuar nga SHBA për green pass. Duhet të theksohet që aktualisht është tejkaluar limiti i 1 mln vaksinave që kanë ardhur nga Sinovac për t’u aplikuar në Shqipëri. Aktualisht kemi mbi 1 mln vaksina Pfizer Secila vaksinë e aplikuar për të hyrë në Shqipëri në momente të caktuara të pandemisë, ka ardhur me miratimin e komitetit teknik të vaksinimit i cili ka rekomanduar aplikimin e tyre në faza të ndryshme të pandemisë. Dëshira dhe vullneti i mirë për të pasur vaksina Pfizer është edhe takimi i sotëm për aktin normativ.
Në lidhje me zbatimin e protokollit sa i përket dy dozave, për ata që kanë aplikuar Sinovac kemi rekomandimet bazë që janë implementuar me një udhëzues specifik për të gjithë mjekët në Shqipëri. Individët që kanë aplikuar Sinovac do vazhdojnë me kalendarin e planifikuar. Nëse ka vaksina Sinovac stok, do aplikohen si dozë e tretë. Aktualisht ka një stok, mbi 620 mijë doza vaksinë, duke përfshirë dozat e vaksinës së disponueshme”
, deklaroi ajo.

Më tej ajo nënvizoi se vaksina “SINOVAC” është miratuar nga Komiteti Teknik i Vaksinimit për t’u përdorur dhe në Shqipëri.
“Vaksina Sinovac është vendosur për emergjencë, e kualifikuar e miratuar për Green Pass për të gjithë udhëtarët që hyjnë në SHBA”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini.

Ndërkohë, deputeti demokrat Tritan Shehu reagoi ashpër duke theksuar përdorimi i Sinovac për dozë të tretë është papërgjegjshmëria më e madhe që mund të ekzistojë.
“Doza e tretë Sinovac. Kjo është papërgjegjshmëria më e madhe që mund të bëni. Këtë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Vetëm këtë gjë nuk e prisja nga ju sot. Më vjen shumë keq që e dëgjoj këtë fjalë”- tha Shehu.

Etiketa: doza e treteEugena TominiSinovacVaksinimi

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Banorët kërkuan anulimin e HEC-eve në Kaçinar, Gjykata e Lezhës merr 3 javë kohë

Banorët kërkuan anulimin e HEC-eve në Kaçinar, Gjykata e Lezhës merr 3 javë kohë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com