GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vaksinimi me detyrim, ish-ministri: Vendimin e merr mjeku, jo Kuvendi

11:53 - 05/12/21
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksinimi me detyrim, ish-ministri: Vendimin e merr mjeku, jo Kuvendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me masat e reja Anti-Covid, që prekin  të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare në Shqipëri që nuk janë vaksinuar. Ata do të duhen te  vaksinohen, pasi më datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo pesë ditë.

Sipas Manjanit këto rregulla janë të iniciuara dhe miratuara nga krerët politikë në vend, që sipas ish-ministrit të Drejtësisë, nuk kanë asnjë kompetencë apo specializim për të marrë të tilla vendime. Kjo detyrë mjaft e rëndësishme në një situatë sensitive si kjo e vaksinimit, ku shumë qytetarë hezitojnë të marrin dozat e vaksinave ka nevojë të trajtohet nga profesionistë, ndaj Manjani thekson se është mjeku që ka ndjekur nga afër pacientin që duhet të vendos lidhur me vaksinimin e një pacienti, teksa nënvizon se kjo çështje duhet të trajtohet gjerësisht në debate publike.

“Në gjykimin tim, vaksinohet apo jo individi duhet ta vendosë vetë bazuar në rekomandimin e mjekut. Ky i fundit mban përgjegjësi për rekomandimin që jep.

Vaksinimin nuk e vendos dot kryeministri! As Qeveria!! As Parlamenti!!!

Vaksina është ndërhyrje parandaluese që bazohet në protokolle strikt mjeksore dhe aplikohet rast pas rasti mbi persona vetëm pasi e sugjeron mjeku. Ky e di gjendjen fis-patologjike të personit për të cilin kujdeset dhe duhet të jetë në gjendje të përcaktojë lejimin ose jo të vaksinimit dhe pasojat eventuale.

Askush tjetër nuk mund të marrë vendim për trajtim shëndetësor të individit! As OBSH-ja e as OKB-ja! Gjykoj se kjo qasje duhet të jetë në themel të debatit publik, vaksinë me detyrim ose jo.

Unë personalisht i bindem mjekut në këto çështje dhe askujt tjetër!”

Manjani thekson se ky rregull referuar statistikave, të cilat i cilëson si orientuese dhe jo ligjvënëse, penalizon trajtimin e rasteve specifike të personave që nuk munden të vaksinohen nga problemet fisiologjike. Sipas tij, vendosja e këtyre rregullave gjithëpërfshirëse nuk respekton as individin dhe as mjekun në kryerjen e detyrës së tij.

“Është gjithashtu e provuar statistikisht se virusi vijon të infektojë agresivisht të pavaksinuarit. Por kjo mbetet statistikë thjesht orientuese jo ligj i detyrueshëm për çdo individ! Sepse rasti rastit nuk i ngjan. Ka edhe të vaksinuar që infektohen e madje edhe vdesin. Ndonëse statistikisht pak, por janë. Ndaj mjeku duhet ta vendosë rast pas rasti, jo hyrrabyrra opçe se na erdhi furnizimi!! Nga ana tjetër të nxjerrësh rregulla ligjore që i fusin të gjithë në një thes, pa respektuar individin dhe rekomandimin e mjekut është dhunë krejt joproporcionale! Çdo me thënë nuk merr shërbim publik nëse nuk je i vaksinuar?! Po nëse kushtet fisiologjike nuk ta lejojnë vaksinimin nuk meriton shërbime?! Çdo me thënë kjo?!”, shkruan Manjani.

Etiketa: covid 19kryesore2kuvendmanjaniPandemiVaksinim

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Murinjo nuk ‘kursen’ gazetarin: Prandaj ne fitojmë më shumë para se ju

Murinjo nuk ‘kursen’ gazetarin: Prandaj ne fitojmë më shumë para se ju

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në...

Lexo më shumë
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com