GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vaksinimi me detyrim kundër COVID-19, disa deputetë francez kërcënohen me vdekje

21:27 - 03/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vaksinimi me detyrim kundër COVID-19, disa deputetë francez kërcënohen me vdekje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa deputetë të parlamentit francez kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje teksa në vend debatohet ndalimi i të pavaksinuarve nga jeta publike e vendit.

Qeveria kërkon të kalojë ligjin që i kërkon njerëzve të tregojnë dokumentin e vaksinimit për të hyrë në transport dhe ambiente publike, por masa ka zemëruar kundërshtarët e vaksinave. Prej muajsh Franca u kërkon njerëzve të tregojnë ose provën e vaksinimit ose testin negativ Covid për të hyrë në ambientet publike.

Por qeveria ka vendosur papritur të heqë opsionin e testimit për sëmundjen, sipas saj prej shtimit të rasteve me variante të koronavirusit. Qeveria franceze thotë se 91% e popullatës në vend janë të vaksinuar.

Dje deputetja Agnès Firmin Le Bodo, e partisë së qendrës së djathtë ‘Agir’ publikoi një email që kishte marrë me grafika kërcënimesh me jetë, për mbështetjen e saj ndaj programit të vaksinimit.

“Demokracia jonë është në rrezik” – shkruante Firmin Le Bodo, e cila është gjithashtu farmaciste dhe ka vaksinuar njerëz kundër Covid.

Javën e kaluar ministri i brendshëm Gérald Darmanin tha se policia do të forconte mbrojtjen për zyrtarët e zgjedhur para votës për pasaportën e vaksinimit. Barbara Bessot Ballot e koalicionit në pushtet ‘En Marche!’ tha se deputetët kishin marrë kërcënime me vdekje për arsye të “sulmit të tyre ndaj demokracisë”.

Gjatë pandemisë shumë kritikë kanë akuzuar qeverinë e presidentit francez Emmanuel Macron për shkelje të lirive të njeriut me rregullat e ashpra të pandemisë. Protesta të shumta janë zhvilluar  në vend kundër kufizimeve dhe vaksinimit të detyruar.

Etiketa: Covid-19DeputetetfrancezkercenimeVaksinimiVdekje

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
E rëndë në Mat, vjehrri dhe burri rrahin gruan, përfundojnë në pranga

OKB ngre alarmin: Dhuna ndaj grave është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Lexo më shumë
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com