GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vala e tretë e të nxehtit, Portugalia lufton me zjarret

08:47 - 08/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Vala e tretë e të nxehtit, Portugalia lufton me zjarret
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra zjarrfikës po luftojnë me zjarret që kanë shpërthyer në jug të Portugalisë që kanë djegur mijëra hektarë tokë dhe kanë detyruar më shumë se 1.400 persona të evakuohen.

Zjarret e egra, për shuarjen e të cilave aktualisht janë angazhuar mbi 800 zjarrfikës, nisën të shtunën në komunën Odemira, në rajonin Allentezho, por që atëherë janë përhapur në jug drejt Allgarves, një prej destinacioneve kryesore turistike të Portugalisë.

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë ndërlikuar përpjekjen për shuarjen e zjarreve që kanë shkatërruar rreth 6.700 hektarë tokë. Të hënën, në Odemira për shkak të tymit, qielli u bë i zi.

Kryetari i Odemirës, Helder Guerrerio, tha se situata është “kritike, e vështirë dhe e ndërlikuar”. Ndërkaq, komandanti i Mbrojtjes Civile, Jose Riberio, tha se “ka ende shumë punë” para se zjarret të vihen nën kontroll.

Nga 19 fshatra të vogla, katër prej të cilave janë destinacione turistike, banorët janë evakuuar si masë parandaluese. Autoritetet thanë po ashtu se disa rrugë janë bllokuar.

Shtetet në jug të Evropës, sikurse Portugalia, janë përballur me temperatura të larta gjatë kësaj vere, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë për rreziqe shëndetësore. Shkencëtarët kanë thënë se valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta, më intensive dhe po shpërndahen gjatë sezonit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Agjencia portugeze e motit, IMPA, tha të hënën se gjashtë qarqe të shtetit, përfshirë edhe kryeqytetin, Lisbonën, i ka vendosur në alarmin e kuq për shkak të nxehtësisë ekstreme. Autoritetet kanë deklaruar se mbi 120 komuna në mbarë Portugalinë rrezikohen më së shumti nga zjarret e egra.

“Kushtet klimatike që do të përjetojmë në ditët në vijim nënkuptojnë se një zjarr i vogël mund të shndërrohet në zjarr të madh”, tha sekretarja shtetërore e Mbrojtjes Civile, Patricia Gaspar, gjatë një konference për media.

Edhe tri qarqe në veri të Portugalisë të martën janë vendosur në alarm të kuq, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në qytetin verior, Kastello Branko.

Etiketa: i nxehti ekstremPortugalia lufton zjarret

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
Dy të vdekur nga stuhia në SHBA, anulohen mijëra fluturime

Dy të vdekur nga stuhia në SHBA, anulohen mijëra fluturime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com