GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Valbona Kola i fal kontratën 574 MLN lekë ish-deputetit për të suvatuar 10 klasa në një shkollë

12:38 - 13/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Valbona Kola i fal kontratën 574 MLN lekë ish-deputetit për të suvatuar 10 klasa në një shkollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Suvatimi i një shkolle me 10 klasa kushton 574 milionë lekë në Klos. Këtë shifër e mësuam pas përfundimit të një tenderi të firmosur nga kryetarja e Bashkisë, Valbona Kola. Tani, që jemi edhe pak javë nga fillimi i shkollës, Kola është kujtuar të bëjë riparimin e godinës mësimore.

Konkretisht po flasim për tenderin me objekt ‘ Rikonstruksion i Shkollës 9-vjeçare “Gurrë e Madhe” Gurrë, Bashkia Klos’. Bëhet fjalë për shkollën në foton më poshtë, që në total ka 10 klasa, zyrën e drejtorisë dhe tualetet.

 

Me punimet përmes këtij tenderi nuk do të bëhet asnjë ndryshim strukture, por vetëm rehabilitim i godinës dhe ndërtimi i një fushe sporti përbri shkollës. Për këto punime suvatimi, lyerje, riparimi, kryetarja Kola ka planifikuar të shpenzojë 478 milionë lekë dhe kontratat zgjat 6 muaj.

Nëse përfshijmë TVSH kontrata parashikohet të arrijë deri në 57,390,796.8 lekë.

 

Fondi limit na duket i fryrë, por për këtë do të dëgjojmë më vonë nga auditimet që kryen KLSH. Prandaj për momentin do të përqendrohemi tek procedura e prokurimit. Shohim që kanë shfaqur interes dhe kanë aplikuar firmat  ULZA” Sh.p.k dhe  “COMPANY RIVIERA 2008” Sh.p.k. Kjo e fundit është skualifikuar që në fazën e parë me arsyen se nuk ka deklaruar 3  punonjës. Me largimin e kësaj oferte, Kola ja dhuroi kontratën firmës që mbeti e vetme në “garë” ULZA” Sh.p.k.  Kështu pra, lekët për shkollën xhirojnë në llogarinë e biznesmenit Ndue Shpani.

Portali monitorues Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e kuq”, shenjën e riskut të korrupsionit.

Sakaq, vlen të informojmë se kompania “ULZA”, më parë me emrin “Ulëza Ndërtim” është në pronësi të dy vëllezërve Shpani, njëri ish-deputet i Partisë Demokratike dhe tjetri i kërkuar dikur nga Policia për mashtrim me rimbursimin me TVSh.

Nikolin Shpani rezulton se në vitin 2019 ka qenë mes dhjetëra biznesmenëve që janë arrestuar e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës, pas zbulimit të një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e TVSH. Kompani që kishin tjetër fushë aktiviteti dhe prisnin fatura për produkte e shërbime që as i ofronin.

Duke rimbursuar fatura false, Nikolin Shpani arriti të fitonte 90 milionë lekë nga rimbursimi i TVSH, duke i shkaktuar dëm direkt buxhetit të shtetit.

Dhe pavarësisht këtyre mashtrimeve me dëme ekonomike, kjo firmë gjen bashkëpunëtore se kryetarja Valbona Kola që e favorizojnë me kontrata qindra milionë lekëshe.

Le të shpresojmë që shkolla të mos mbetet gjatë e mbyllur nën llaçin e këtij tenderi, sepse kryetarja e ka zakon që i lë punët përgjysmë. Një shembull për këtë është fshati Rripë, në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, Bashkia e Klosit dërgoi atje 80 tonë me çimento, si “premtim” për bërjen e asaj rruge. Në janar 2024 çimentoja, sipas konstatimit të bërë nga mediat, qëndronte akoma në qiell të hapur, sepse kryetarja kishte harruar të mbante premtimin.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuizmgurre e madheish deputetiklosShkollatendervalbona kola

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Vrasja në Pogradec për gjobëvënie/ Lihet në qeli autori

Vrasja në Pogradec për gjobëvënie/ Lihet në qeli autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com