GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Valë arrestimesh në Tiranë, drogë, armë e vjedhje energjie, 6 në pranga

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Valë arrestimesh në Tiranë, drogë, armë e vjedhje energjie, 6 në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas një operacioni blic të zhvilluar ditën e sotme 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë. Burime nga policia për gijotina.com bëjnë me dije se është arrestuar një 27 vjeçar i identifikuar me iniciale M. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.

Po ashtu policia ka vënë në pranga personin e identifikuar me iniciale B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektrike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm”; E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia gjithashtu njofton se janë arrestuar edhe personat e identifikuar me iniciale:

– E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef grupi Operativ OSHEE;

– A. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Shef grupi Operativ OSHEE;

– P. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef Ekipi Operativ OSHEE. Të tre të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim policor:

– E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”;

– H.K., 65 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve E.K., dhe M.K., janë gjetur disa sende të kundraligjshme si peshore që shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike dhe municion luftarak.

Njëkohësisht në banesën e B. B., u konstatua se po kryente një ndërtim të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të kryer në një ambient bodrum, në pjesën e pasme të ndërtesës së pallatit ku ndodheshin apartamentet e shtetasve të lartpërmendur, u konstatua një lidhje e paligjshme energjie elektrike, e cila nëpërmjet një kabulli kalonte në drejtim të banesës ku banonin M. K., dhe B. B.

Këta të fundit sipas njoftimit nga policia kanë bashkëpunuar në vjedhjen e energjisë elektrike me të personat e shpallur në kërkim E.K.,dhe H.K., ndërsa personi i identifikuar me iniciale E. M., ka pasur dijeni mbi vjedhjen e energjisë elektrike dhe nuk e ka kallëzuar në organet ligjzbatuese.

Ndërkohë, nga hetimet rezultoi se lidhur me rastin e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë shpërdoruar detyrën punonjësit e OSHEE-së E. D., A. S., dhe P. D., me detyrë shef grupi operativ në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Etiketa: arrestimeTirane

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Përplasja e Ramës me drejtësinë! Ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga protestat!

09:02 - 15/09/26
“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane
Aktualitet

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat
Aktualitet

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
Para
Atalanta e Gjimshitit fiton bindshëm ndaj Spezias, ‘kap’ Interin në renditje

Atalanta e Gjimshitit fiton bindshëm ndaj Spezias, ‘kap’ Interin në renditje

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

Përplasja e Ramës me drejtësinë! Ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga protestat!

09:02 - 15/09/26

Kryeministri Edi Rama e nisi javën me një sulm publik ndaj gjyqtarëve për çështjen e përllogaritjes së pagave të tyre,...

Lexo më shumë
“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s

“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s

08:39 - 15/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 15 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 15/09/26
“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com