GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Valë denoncimesh për tenderat e Anisa Kaltanjit në Postën Shqiptare, 700 mln lekë për letra formati

16:53 - 22/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Valë denoncimesh për tenderat e Anisa Kaltanjit në Postën Shqiptare, 700 mln lekë për letra formati
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa bërë akoma një vit në krye të Postës Shqiptare, Anisa Kaltanji po bën nami me tenderë dhe afera, duke përfituar nga posti që ka. Kaltanji ka 7 muaj që drejton Postën Shqiptare  dhe disa herë është denoncuar për korrupsion dhe shkelje të ligjit në tenderë dhe projekte të tjera. Këtë herë Kaltanji ka hapur 2 tenderë me vlerë 700 milionë lekë, por që i janë anuluar nga KPP, pasi disa denoncimeve të bëra.

e të përmendim tenderin me numër reference REF-35897-07-08-2022 dhe objekt Loti II “Blerje Letër A5 “Traktor” (3 kopje), Letër A4 “Traktor”. Për këtë tender është vënë në dispozicion vlera 400 milionë lekë dhe procesi ka ngecur për shkak të denoncimeve që janë bërë për pranë KPP. Ankesat janë depozituar në fillim të këtij  muaji dhe evidentojnë shkeljet që mbartin kontratat.

Për tenderin e parë, ku ankues është “InfoSoft”-in, Posta Shqiptare ka vendosur kritere të tilla që fituesi të paracaktohet. Për shembull, në dokumentet standarde vërehet se Posta kërkon që një autorizim nga prodhuesi i lëndës së parë që do të përdoret nga prodhuesi i produktit objekt prokurimi, por që kompanitë në garë nuk kanë si ta sigurojnë. Për këtë pikë “Infosoft” sqaron se, një kriter i tillë nuk është parë në asnjë lloj tenderi, të paktën në 30 vjet eksperiencë që ky operator ka në treg.  Në këto kushte, ankimuesi pretendon se Posta e ka hartuar këtë tender për një përfitues të paracaktuar.

“AK kërkon që OE pjesëmarrës, të ketë autorizim nga prodhuesi i lëndës së parë që do të përdoret nga prodhuesi i produktit objekt prokurimi, ose distributori i tij. Kjo është një kërkesë me të cilën jemi hasur për herë të parë në të gjithë eksperiencën tonë rreth 30 vjeçare në këtë fushë. AK po prokuron një produkt të gatshëm, që është “Letër traktor format A4 dhe A5”. Ky është një produkt i gatshëm, që tregtohet ose nga vetë kompanitë prodhuese, ose nga distributorët zyrtarë të tyre. Kjo varet nga politikat e kompanive prodhuese”, thuhet në ankesë. Për këtë pikë Komisioni i Prokurimeve gjykon se pretendimi i ankimuesit qëndron dhe Posta duhet ta heqë këtë kriter diskriminues. Duke shqyrtuar edhe kriteret e tjera të këtij tenderi, KPP ka dalë në përfundimin se ato janë diskriminuese dhe cenojnë konkurrencën e lirë.

Tjetër tender abuzues

Disa ditë më pas, në 15 gusht, Posta Shqiptare ka hapur një tjetër tender me objekt  “Blerje Letër fotokopje A4, Letër fotokopje A3”, për të cilin është vendosur të shpenzohet 300 milionë lekë të vjetra.

Por edhe ky prokurim është anuluar nga KPP për shkak të një tjetër denoncimi të dërguar në KPP për Postën Shqiptare. Ankimuesi shprehet se, në këtë tender dokumentet nuk janë të sakta dhe janë manipuluar. Konkretisht, në dokumente përcaktohet edhe shuma me të cilën mund të merret çdo produkt, çka ka sjellë shumë pengesa. Së pari, kufizon garën dhe së dyti, shumat e vendosura e tejkalojnë fondin limit. Pra, në këtë kuadër dokumentet e tenderit nuk janë të sakta dhe cenojnë konkurrencën e drejtë.

Pas shqyrtimit të ankesës, KPP ka konstatuar se tenderi ka parregullsi dhe shkakton rrezik të lartë financiar. Për këtë arsye ka urdhëruar ndërprerjen e procesit.

Drejtoresha Anisa Kaltanji është përfshirë në skandale edhe më të mëdha, që në muajt e parë të punës. Kujtojmë se në korrik të këtij viti. Në një audio-përgjim të dalë nga zyrat e Postës Shqiptare, drejtoresha Anisa Kaltanji pranonte se kishte futur një punonjëse në punë pasi kishte punuar në terren me Ogerta Manastirliun. “Suadën vërtet e kam sjell unë, por ka punuar në terren dhe është e lidhur drejtpërdrejt me Ogertën”-dëgjohet të thotë ajo në audio.

Në një denoncim në media, në korrik disa punonjës të këtij institucioni deklaruan se personeli është sjellë me mbështetje politike, madje nuk paraqiten asnjë ditë në punë dhe kanë mbrojtjen e drejtoreshës.Kuptohet, Anisa i shërben partisë dhe eprorët në shkëmbim e lejojnë të abuzojë dhe përfitojë nëpër tendera./ Esmeralda Hida/

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimAnisa KaltanjiDenoncimKPPkryesore2LekeletramilionaPosta Shqiptare

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Përdorte një metodë të çuditshme për të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

Përdorte një metodë të çuditshme për të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com