GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Vampire e pangopur”, Berisha denoncon Vilma Nushin: Nuk shkon në Komisionin Hetimor, akt për revoltë kombëtare

20:29 - 14/11/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vampire e pangopur”, Berisha denoncon Vilma Nushin: Nuk shkon në Komisionin Hetimor, akt për revoltë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga dritarja e banesës së tij, në fjalimin e përnatshëm, Sali Berisha u ndal sonte në zhvillimet e Komisionit Hetimor parlamentar për koncesionet e sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.

Berisha iu referua me terma dhe akuza të rënda Vilma Nushit, që sipas tij do duhej të ishte paraqitur në këtë komision për të dëshmuar në lidhje me koncensionin e check-up.

Teksa i referohej Nushit, ai tha se “nëse do kishte një emër të dytë, do quhej vampire, vampire, vampire, Vilma Nushi”.

“Kjo kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra, nuk vinte”, tha Berisha më tej.

Sipas Berishës, ky përben një “një akt revolte kombëtare”.

“Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament, kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza të pabëra, false, të dokumentuara”, shtoi ai më tej.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur që qëndruat si vigan ndaj çdo presioni, ndaj çdo padrejtësie, ndaj çdo kërcënimi të mafies shqiptare të Edi Ramës, mafies më të rrezikshme të Europës, por edhe mafies së Xhorxh Sorosit, e cila përdori vizat si një armë ideologjike kundër jush.

Përdori vizat për t’u ndëshkuar ju, mbrojtësve të të vërtetave universale të qytetarëve të lirë në Shqipëri, SHBA dhe kudo në botë. Të dashur miq, ditët e fundit në seanca maratonë zhvilloi hetimet komisioni hetimor parlamentar lidhur me vjedhjen e dytë të shekullit. Vjedhjen e Edi Ramës, Ilir Beqjes, Korbës së Kovidit Manastirliu mbi të sëmurët. Vjedhje që kushtuan mijëra e mijëra jetë. Mijëra e mijëra invalidizime nga sëmundjet e pakuruara. Vjedhje të cilat në aspektin e pasojave ngrihen në nivelin e krimeve kundër njerëzimit.

Deputetët e opozitës iu faktuan shqiptarëve se Ilir Beqja, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral; se Edi Rama, ky hajdut pa fytyrë, pa nder, pa moral përdorën sistemin e shëndetësisë për të vjedhur dhe shpërdoruar qindra milionë euro dhe për t’i bërë gropën dhe për të çuar në varr mijëra e mijëra të sëmurë për mungesë ilaçesh, për mungesë mjetesh për operacion, për mungesë shtrimesh në spitale.

Në këto seanca, doli e qartë si drita e diellit se koncesioni i sterilizimit dhe koncesioni i check-upit dhe ai i analizave ishin një vjedhje e tmerrshme. Për të krahasuar përmasat e saj, Lubi Balluku me Edi Ramën në rrugë dhe vepra publike vjedh 90 përqind të fondeve. Lubi Manastirliu, Edi Rama dhe Beqja i tyre në rastin e sterilizimeve kanë rritur çmimin jo 10, jo 30, jo 60 por 83 herë në krahasim me koston e tyre kur ky proces kryhej nga shteti dhe spitalet publike.

Kryedemokrati, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme të opozitës përpara Bashkisë Tiranë, kundër vjedhjeve dhe korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

‘Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia. Erion, shko vetë aty ku e ke vendin, mos të të çojmë zvarrë’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, një shëndetësi moderne, e cila i përgjigjet çdo emergjence me sukses dhe efikasitet, është zotimi ynë. Me treguesit e shëndetit plotësisht të krahasueshëm me vendet e zhvilluara të BE. Ndaj dhe ftoj qytetarët dhe qytetaret shqiptare të bashkohen me ne në mosbindjen civile. Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Erion, gjersa të të varim në shtyllën e turpit të historisë, aty do i kesh të revoltuarit e qytetit të Tiranës. Erion, shko vetë me këmbët e tua, të mos të të çojmë ne zvarrë aty ku e ke vendin. Të mos të të kapim për zverku, se tani Aleksi ka hallet e veta, nuk ka të tuat. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme.

Ne kemi mbrojtur të vërteta në çdo kohë dhe do i mbrojmë ato edhe më shumë. Ne ecim drejt fitoreve, Edi Rama drejt McGonigalit. Le ta mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, por së bashku do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA. Si hajdutë, si të korruptuar, si njerëz që meritojnë çdo ndëshkim. Ja pra, pse është radha jonë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar

17:57 - 25/01/26
Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin
Breaking Views

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin

16:30 - 25/01/26
Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë
Breaking Views

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

16:24 - 25/01/26
Para
Zbardhet SMS/ Evis Berberi ndan paratë me Benet Becin: 500 mijë € për profesorët e Harvardit, 320 mijë për ne me dy klasë

Zbardhet SMS/ Evis Berberi ndan paratë me Benet Becin: 500 mijë € për profesorët e Harvardit, 320 mijë për ne me dy klasë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar

17:57 - 25/01/26

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Si...

Lexo më shumë
Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin

16:30 - 25/01/26
Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

16:24 - 25/01/26
Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe

Mbijetesë, presion dhe protesta: Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe

16:12 - 25/01/26
‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç

‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç

15:47 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com